LAJMI I FUNDIT:

Eurostat: Të rinjtë në Maqedoni jetojnë me prindërit deri në moshën 32 vjeçare

Eurostat: Të rinjtë në Maqedoni jetojnë me prindërit deri në moshën 32 vjeçare

Të rinjtë në Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi më së voni në Evropë i lëshojnë shtëpitë e prindërve të tyre, tregon analiza e portalit statistikor “Landgeist”, e bazuar në të dhëna të Eurostatit.

Ballkani është në krye të kësaj liste. Të rinjtë në Mal të Zi mesatarisht jetojnë me prindërit e tyre deri në moshën 33,3 vjet, në Maqedoni të Veriut deri 32,1, në Kroaci 31,8, në Serbi deri 31,5, Greqi 30,6, ndërsa në Bullgari deri 30 vjet.

Në Evropën Jugore dhe në Ballkan, më shumë se gjysma e njerëzve të moshës prej 20-25 vjet jetojnë me prindërit e tyre. Në Evropën Veriore, kjo përqindje është nën 20%, e madje edhe nën 10%.


Më herët nga shtëpitë e prindërve të tyre largohen të rinjtë në vendet skandinave. Me moshë mesatare prej 21,4 vjet, finlandezët e rinj janë ata të cilët më herët largohen. Menjëherë pas tyre janë danezët dhe suedezët në 21,8, pastaj norvegjezët në 22,5 vjet.

Në mesin e vendeve të Evropës perëndimore, më gjatë me prindërit e tyre jetojnë spanjollët dhe portugezët e rinj, deri 30,4 gjegjësisht deri 29,1 vjet. Britanikët e rinj, pavarësohen në 24,6, gjermanët në 23,9, ndërsa francezët në 23,7 vjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori