LAJMI I FUNDIT:

Eurostat: Maqedonia është importues më i madh i maskave mbrojtëse për vendet e BE-së

Eurostat: Maqedonia është importues më i madh i maskave mbrojtëse për vendet e BE-së

Për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, vendet në të gjithë botën kanë marrë masa të ndryshme kufizuese, të cilat kanë ndikuar negativisht në tregtinë ndërkombëtare të mallrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sidoqoftë, në të njëjtën kohë kërkesa për një sërë produktesh që mund të ndihmojnë në luftimin e pandemisë është rritur, gjë që ka pasur një efekt pozitiv në tregtinë ndërkombëtare të këtyre produkteve. Një nga produktet më të dukshme janë maskat mbrojtëse, të cilat tani po blehen jo vetëm nga stafi mjekësor, por edhe nga shumë prej nesh në jetën e përditshme.

Duke krahasuar semestrin e parë të vitit 2019 me semestrin e parë të vitit 2020, vlera e importeve të maskave të fytyrës në BE është rritur në mënyrë dramatike, nga 800 milion euro në 14 miliardë euro, informon Eurostat.


Nga vendet në rajon, Maqedonia arriti të përdorë shumicën e kërkesës së vendeve të BE-së. Importet e maskave të prodhuara për vendet e BE-së arritën në pothuajse 17 milion euro për periudhën janar-korrik 2020, krahasuar me vetëm 180 mijë euro gjatë gjithë vitit 2019. Pason Serbia me 13.4 milion euro dhe Bosnja dhe Hercegovina me 11.2 milion euro. Shqipëria është e katërta në “garën e Ballkanit Perëndimor” që furnizon BE-në me maska ​​me vlerë 5.7 milion euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori