LAJMI I FUNDIT:

Eurostat: Gjysma e qytetarëve të Shqipërisë janë në rrezik të varfërisë, më e larta në Evropë

Eurostat: Gjysma e qytetarëve të Shqipërisë janë në rrezik të varfërisë, më e larta në Evropë

Në vitin 2019, gati 51 për qind e shqiptarëve ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, një përqindje që është më e larta në Evropë.

Të dhënat e prezantuara nga Zyra evropiane e Statistikave thonë se shteti i dytë në renditje është Mali i Zi me 36.6 për qind apo 14.4 pikë përqindje më pak se Shqipëria.

Maqedonia e Veriut renditjet e katërta me 34.2 për qind dhe Serbia me 31.1 për qind. Mungojnë të dhënat për Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën.


Eurostat raporton se faktorët që ndikojnë varfërinë ose përjashtimin social ndikohen nga tregues të tillë si intensiteti në punë, niveli i edukimit, lloji i familjarit (sa fëmijë ka në varësi), kushtet e jetesës dhe migracionit.

Përqindja e shqiptarëve që ishin në rrezik varfërie ose përjashtimi social në 2019-në ishte më se dy herë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Evropian (BE) prej 21.1 për qind. Këtë tregues, më të ulëtin në Evropë e kanë Sllovenia dhe Çekia, me përkatësisht 13.7 për qind dhe 12.1 për qind.

Sipas grupmoshave, në rrezik varfërie dhe përjashtimi social janë 53.9 për qind e fëmijëve nën 18-vjeç, sërish më e larta në Evropë. I dyti pas nesh është Mali i Zi me 43.9 për qind, ndërsa mesatarja e BE-së është 22.8 për qind.

Përqindja e varfërisë dhe përjashtimit social ulet lehtë për grupmoshën 18-64 vjeç në 49 për qind nga 21.1 për qind që është mesatarja e BE-së dhe 35 për qind e dyta pas Shqipërisë që është sërish Mali i Zi.

Për grupmoshat mbi 65 vjeç treguesi rritet sërish për Shqipërinë në 54 për qind nga 19.4 për qind që është mesatarja evropiane dhe 47 për qind e dyta është Bullgaria. /Monitor/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori