LAJMI I FUNDIT:

Eurokomesari i ri për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Eurokomesari i ri për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Eurokomisari i ri për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhelyi më 15 dhe 16 janar do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Kjo do të jetë vizita e tij e parë pas marrjes së funksionit si eurokomisar.

Pritet që Varhelyi të realizojë takime me përfaqësues qeveritarë, në të cilat me siguri do të bëhet fjalë për metodologjinë e re për zgjerim të propozuar nga Franca dhe për rrjedhën e reformave në vend, sidomos miratimin e ligjit për prokurori publike.

Më 18 dhjetor të vitit të kaluar, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani u takua me Varhelyi në Bruksel, me ç’rast ia prezantoi planin reformues të Qeverisë deri në samitin e Këshillit Evropian në mars.


Komisioni Evropian do të publikojë mini-raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në shkurt, ndërsa metodologjia e re, sipas paralajmërimeve, prite të miratohet në mars.

Eurokomisari muajin e kaluar tha se negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë në pranverë. Ai atëherë tha se BE-ja duhet ta përmirësojë gabimin e tetorit.

Vendet-anëtare të BE-së nuk arritën marrëveshje për fillimin e bisedimeve me dy vendet, për shkak të kundërshtimit të Francës, e cila, kushtëzoi me metodologji të re të bisedimit.

Komisioni Evropian duhet të dalë me propozim për metodologjinë e re deri në fund të janarit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori