LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputeti bullgar: Në Bullgari ka marrëveshje, nuk mund t’i mbështesim manipulimet dhe gënjeshtrat e Shkupit

Eurodeputeti bullgar: Në Bullgari ka marrëveshje, nuk mund t’i mbështesim manipulimet dhe gënjeshtrat e Shkupit

Eurodeputeti bullgari Andrej Kovaçev, ka folur sërish në lidhje me diskutimet në mes Shkupit dhe Sofjes, për të nisur negociatat për anëtarësim në BE.

Ai thotë se Bullgaria dëshiron anëtarësim të plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, por sa i përket Maqedonisë së Veriut thotë se nuk mund t’i mbështesim manipulimet dhe mashtrimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, besoj se nuk është evropiane të mbështeten manipulimet dhe gënjeshtrat. Ne duhet ta tejkalojmë urrejtjen që u ndërtua gjatë regjimit totalitar. Normale është të kërkohet që të tejkalohet retorika anti-bullgare, sidomos në disa javët e fundit. Duhet të kenë guxim që ta bëjnë këtë, jo që është qëndrim i Bullgarisë, por i përket të vërtetës historike”, tha Kovaçev, transmeton BGNES.


Sipas tij, faktorët e jashtëm siç janë Beogradi dhe Moska, si dhe elita pro-jugosllave me nostalgji ndaj Titos, nuk lejojnë që Bullgaria të jetë më afër Maqedonisë së Veriut dhe të dy vendet të kenë marrëdhënie si Gjermania me Austrinë, Greqia me Qipron dhe Rumania me Molldavinë.

Kovaçev thotë se që nga viti 2017 Bullgaria e ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut se problemet duhet të zgjidhen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori