Në përfundim të takimeve dyditore në Tiranë, delegacioni i Parlamentit Europian, që erdhi me qëllim kryesor diskutimet për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri mes Qeverisë dhe opozitës, mbajti paraditen e kësaj të enjteje një konferencë për mediet, në qendër të së cilës ishte mesazhi për bashkëpunim përpara vendimit për çeljen e negociatave.
Kreu i këtij delegacioni, Tunne Kelam deklaroi që në fillim se kishin ardhur në Tiranë në atmosferën e shpresës, edhe pse duket se po largohen prej këtej të zhgënjyer, për shkak të ndasive të thella dhe strategjive të kundërta mes opozitës dhe qeverisë.
“Duam që Shqipëria të hapë zyrtarisht negociatat për anëtarësim në qershor, e për këtë duam të mos shkaktohen vonesa të tjera për shkak të mosmarrëveshjeve kombëtare. Shqipëria ka bërë progres domethënës në shumë fusha, ka bërë hapa të mëdhenj përpara në Reformën në Drejtësi. Duhen kaluar ndasitë partiake për çështjen e integrimit dhe bojkotimi i Parlamentit në vetvete përbën një sinjal shumë të keq. Nuk mund të gjesh pretendim për të vonuar hapjen e negociatave. Gjithashtu jemi kundër protestave të dhunshme, nuk është mënyrë demokratike për zgjidhjen e problemeve. Shqipëria ka nevojë për shumë herë më tepër hapësirë për shoqërinë civile, e cila duhet të ketë më shumë qasje në institucione. Ndërkohë, zëri i të rinjve duhet dëgjuar nga qeveria për Reformën në Arsimin e Lartë”, tha Tunne Kelam.
Fleckenstein nuk ndryshoi aspak qëndrim të ashpër në lidhje me opozitën, siç mbajti edhe gjatë takimit të mëhershëm të kësaj të majte me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
“Më 19 qershor Këshilli do të marrë vendimin për Shqipërinë, teksa procesi i reformave është duke vazhduar dhe vettingu po ashtu. Ne i bëjmë thirrje Këshillit të përqendrohet në këto fakte, që në qershor të çelen negociatat. Sa i përket problemeve tuaja të brendshme, ne nuk kemi dyshim që ky Parlament do të vazhdojë rrugëtimin e tij. Parlamenti do të vazhdojë rrugëtimin, ndoshta edhe me anëtarë të rinj. Jam zhgënjyer shumë veçanërisht nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila na tha që opozita e ka marrë vendimin dhe nuk ka kthim pas. Presim që deputetët të bëjnë punën e tyre dhe të kthehen në Parlament. Edhe sikur opozita të ketë të drejtë për akuzat, bojkotimi nuk zgjidh asgjë”, tha Knut Fleckenstein.
Eurodeputeti gjerman rimori fjalën në këtë konferencë edhe për një ndërhyrje të shkurtër.
“Doja të thoja edhe se organizatorët e protestave duhet të kujdesen të mos jenë të dhunshme, të mbajnë përgjegjësi për çdo akt që del përtej kontrollit të tyre. Nëse gjatë të gjithë kësaj kohe do të shohim pamje dhune nga rrugët e Tiranës, do të ketë pasoja në vendimin për negociatat”, tha ai. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Deputetët i kthehen punës, do të diskutojnë për interpelancat ndaj Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit, Isenit dhe Dautit
U raportua si vdekje në punë në Itali, hetimet zbulojnë se shqiptari u vra
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025