LAJMI I FUNDIT:

Eurocontrol rendit Shqipërinë të parën në Evropë për rritje të numrit të fluturimeve ajrore

Eurocontrol rendit Shqipërinë të parën në Evropë për rritje të numrit të fluturimeve ajrore

Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol) e renditi Shqipërinë të parën në Evropë me rritje të numrit të fluturimeve në javën 16 – 22 tetor, në raport me periudhën e para pandemisë.

“Fluturimet nga Shqipëria janë 88 për qind më të larta gjatë javës 16-22 tetor në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s”, bën të ditur raporti javor i Eurocontrol.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në periudhën janar-shtator, në vend kanë hyrë gjithsej 8.3 milionë shtetas të huaj, shifër kjo 29 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.


Sipas shifrave zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, nga 1 janari deri në fillim të muajit tetor të këtij viti mbi 5.4 milionë pasagjerë janë përpunuar vetëm në Aeroportin e Rinasit, duke shënuar rritje me 37 për qind krahasuar me 2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Lajme
Kalo në kategori