Misionit të Bashkimit Evropian do t’i zgjatet mandati edhe me ‘letra’ nga ana e institucioneve të Kosovës deri në qershor të vitit 2025.

Në fakt është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që duhet ta formalizojë këtë.


Në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian është publikuar sot vendimi e Këshillit të Bashkimit Evropian (CFSP) 2023/1095 e datës 5 qershor 2023 për ndryshimin e Veprimit të Përbashkët 2008/124/CFSP për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë për zgjatje të mandatit, fushë veprimtarinë dhe ndarjen e buxhetit.

Screenshot 6 10

“…Më 3 qershor 2021, Këshilli miratoi Vendimin (CFSP) 2021/904  ), duke ndryshuar Veprimin e Përbashkët 2008/124/CFSP dhe zgjatjen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX KOSOVO) deri më 14 qershor 2023. (3) Në kontekstin e rishikimit strategjik të EULEX KOSOVË, Komiteti Politik dhe i Sigurisë (KPS) u pajtua që EULEX KOSOVË duhet të zgjatet deri më 14 qershor 2025. KPS-ja gjithashtu u pajtua që, përveç vazhdimit të të zbatojë detyrat e tij, EULEX KOSOVË duhet të ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës në zhvillimin e tyre kapacitetet për të shkëmbyer informacion me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e asistencës ligjore dhe bashkëpunimi në çështjet penale”, shkruan në dokument transmeton Telergafi.

“Shuma e referencës financiare e destinuar për të mbuluar shpenzimet e EULEX KOSOVË nga data 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025 do të jetë 165 310 000 euro. Nga kjo shumë, shuma e destinuar për të mbuluar shpenzimet e EULEX KOSOVË për zbatimin e mandatit të tij në Kosova do të jetë 58 500 000 euro dhe shuma e destinuar për të mbuluar mbështetjen për procedurat gjyqësore të zhvendosura brenda një shteti anëtar do të jetë 106 810 000 euro”, thuhet në dokument.

Screenshot 7 6

Këtë tashmë vetëm duhet ta formalizojnë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrel. /Telegrafi/