Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), ende është duke e shqyrtuar mundësinë që t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës në transferimin e ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiq nga stacioni policor afër Jarinjës, në një qendër paraburgimi.
Megjithatë, ky mision i BE-së në një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka thënë se nuk është përgjegjës për ndalimin e Pantiqit, i cili u arrestua me 10 dhjetor në veri të vendit nga Policia e Kosovës. I njëjti sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë dyshohet për “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
EULEX-i gjithashtu ka bërë të ditur se më 17 dhjetor dhe pas kërkesës së gjyqtarit të procedurës paraprake, një mjek i misionit ka kryer ekzaminim mjekësor paraprak të Pantiqit.
“Raporti i është dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Në fund, EULEX-i ka shtuar se janë duke e monitoruar nga afër rastin e Dejan Pantiqit për të vlerësuar se si po trajtohet nga autoritetet e Kosovës.
“Përveç Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, EULEX-i është në kontakt edhe me avokatin e D.P. Misioni është takuar edhe me Avokatin e Popullit, si mekanizëm i Kosovës për parandalimin e torturës dhe i mandatuar për të kryer vizita të rregullta e të paparalajmëruara në të gjitha vendet ku privohet liria”, thuhet tutje.
Për shkak të arrestimit të Pantiqit më 10 dhjetor, disa serbë lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë.
Një ndër kushtet për largimin e barrikadave, sipas Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – është edhe lirimi i Pantiqit.
Këto veprime, i kanë dënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania.
Në një deklaratë të përbashkët, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe ajo në Beograd, kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat në veri.
“Ata që ngritën barrikada të paligjshme duhet t’i largojnë ato menjëherë. Ne presim që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit”, thuhet në reagim.
SHBA ka thënë se arrestimi i qytetarit serb, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025