EULEX konsideron se deklarata e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në lidhje me dënimin e Sami Lushtakut mund të perceptohet si frikësim dhe ndërhyrje politike.
Ky mision nëpërmjet një komunikate për media sqaron se pas kësaj deklarata është shtyrë mbledhja e Bordit të Përbashkët për Sundim të Ligjit e cila mbahet me pjesëmarrje të EULEX-it, të BE-së, gjyqësorit dhe ministrit të Drejtësisë.
Në një emision televiziv, ministri Kuçi ka thënë se dënimi i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku nga Gjykata Themelore e Prishtinës është absurd.
Lushtaku është dënuar nga shkalla e parë me 12 vjet burg për krime lufte.
Rasti i Lushtakut dhe të akuzuarve tjerë në “Grupin e Drenicës” do të trajtohet në Gjykatën e Apelit pas ankesës së mbrojtjes.
Në vijim komunikata e plotë e EULEX-it dërguar mediave:
Sot, EULEX-i, PSBE-ja, dhe zyrtarë të lartë të gjyqësorit të Kosovës, duke përfshirë Ministrin e Drejtësisë, kanë pasur në plan që të mbajnë mbledhjen e Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit (BPSL) për të rishikuar progresin dhe forcuar qasjen e përbashkët për sundimin e ligjit në Kosovë.
Mbrëmë, në një intervistë televizive, Ministri i Drejtësisë ka dhënë mendimin e tij lidhur me meritat e një rasti penal të profilit të lartë në Gjykatën e Apelit dhe e ka vënë në pyetje vendimin të cilin e kanë marrë gjyqtarët në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
EULEX-i thekson se deklaratat e tilla mund të perceptohen si frikësim dhe ndërhyrje politike.
Autoritetet e Kosovës duhet të sigurojnë që gjyqësori të gëzojë mbështetjen e duhur për të gjykuar në një mjedis të paanshëm. Pas kësaj deklarate të Ministrit të Drejtësisë, takimi i sotëm i BPSL-së shtyhet për një datë tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Canaj: VV e pakënaqur me votat, Kurti po do zgjedhje të reja

Berisha akuza ndaj Ramës për vila luksoze e zaptim toke : Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, rrëfehet kopshtari: Trupi i pajetë u zhvendos nga Range Rover në një makinë tjetër

Ymeri: Kurti po pengon konstituimin e Kuvendit, jo opozita

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura