Komuna Plava është njësi administrative e nivelit lokal në Mal të Zi, por shqiptarët janë në një numër të madh në këtë zonë.

Fatkeqësisht organizimet për qytetarët shqiptarë në këtë zonë nuk janë të shumta, por edhe në këtë aspakët ka filluar të ketë lëvizje pozitive.


19250189 10211090310867686 1856272538 o

Familja Qosaj ka hapur diskotekën e parë shqiptare në këtë vend dhe ishin Etnon ata që argëtuan vendasit.

Për këtë Genc Prelvukaj është ndjerë i privilegjuar dhe emocionet e kësaj nate të veçanta i ka rrëfyer për Telegrafin.

19807589 10211090310107667 1338466621 o

“Koncerti në Guci (Plavë) për herë të parë në karrierë. Atmosfera ishte fenomelane dhe ajo që më bëri përshtypje ishte numri i madh i shqiptarëve, edhe pse sezona ende nuk ka filluar atje. Numri i të pranishmëve ishte mbi 500”.

“Është koncerti i parë shqip atje dhe njëkohësisht diskoteka e parë shqiptare në vend. Për mua ishte diçka e veçantë”, ka thënë Genci. /Telegrafi/

19875718 10211090306107567 960019302 o