Grupi i njohur muzikor, Etnon, po vazhdon të shijojë suksesin e dy këngëve të fundit, “Shake it” dhe “Turn me on”. Të dyja këto këngë qysh në ditët e para të publikimit të tyre arritën të grumbullojnë miliona klikime. Kënga “Shake it”, të cilën Etnon e solli në bashkëpunim me Genta Ismajlin numëron 20 mijë klikime në YouTube.
E për suksesin e këtyre dy këngëve të fundit, producenti Genc Prelvukaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se sukseset e këngëve “Shake it” dhe “Turn me on” i kanë tejkaluar parashikimet e tyre, e sidomos kjo e fundit.
“‘Turn me on’ po ecën më mirë se parashikimet tona. Në më pak se 10 ditë kapi një milion klikime dhe duke pasur parasysh muajin në të cilin gjendemi, me shumë rëndësi për besimin mysliman dhe muajin e Kampionatit Evropian, them që është jashtëzakonisht mirë”, deklaroi Prelvukaj.
Ai ka shtuar se “Turn me on” nuk mund të arrijë suksesin e “Shake it”, mirëpo i afrohet ndjeshëm.
“Suksesin e këngës ‘Shake it’ kënga e re nuk e arrin, mirëpo i afrohet ndjeshëm dhe kjo është gjëja më e mirë. Çdo këngë nuk qëllohet me 30 milionë, megjithatë kënga që i arrin mbi katër milionë klikime them që është hit i padiskutueshëm”, tha Genci.
E pas këtyre sukseseve të njëpasnjëshme, grupi Etnon nuk e ka ndërmend të ndalet. Genci ka zbuluar edhe planet e tyre të cilat janë për muajin korrik. Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do ta finalizojnë projektin e tyre më të ri.
“Jemi në prag të finalizimit të këngës së re që do ta publikojmë në pjesën e parë të korrikut dhe pastaj pauzojmë deri në vjeshtë”, ka treguar Genc Prelvukaj duke mos zbuluar më shumë detaje rreth këtij projekti.
E tashmë kur stina e verës është në prag, edhe grupi i Etnon ka një agjendë të ngarkuar. Dhe të gjithë ju që jeni adhurues të muzikës së tyre, ata do të mund t’i gjeni në të katër shtetet ku jetojnë shqiptarët. Etnon do të jenë nga Saranda në Mitrovicë e nga Ulqini në Strugë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker