LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, interesim më i madh i qytetarëve për të blerë artikuj elementarë

Coronavirusi, interesim më i madh i qytetarëve për të blerë artikuj elementarë

Nga frika se mund të ketë mungesë të ushqimeve në treg dhe shtrenjtim të tyre, është shtuar numri i qytetarëve nëpër pikat shitëse, ku është rritur blerja e produkteve esenciale.

Përkundër shqetësimit global me coronavirusin, qytetarët e Kosovës nuk duken të shqetësuar shumë me këtë virus.

“Ne populli shqiptar jemi imun ndaj këtyre virusëve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, qytetari Bahri Murishi.


https://youtu.be/tx4nUoyMaSo

“Nuk besoj se më kap ajo sëmundje pasi përdori disa ushqime më origjinale, që janë vendore”, deklaroi qytetari tjetër Pal Gashi, përcjell Telegrafi.

Mirëpo, është shtuar blerja e produkteve ushqimore. Këtë e thonë jashtë kamerës, edhe menaxherët nëpër pikat shitëse.

“Kryesisht artikuj bazikë dhe higjienikë. Sa u përket artikujve ushqimorë, ata që po shiten më shumë janë  mielli, sheqeri, vaji, orizi”, deklaroi menaxheri i një marketi.

Këtë përmes një përgjigje më shkrim, e ka konfirmuar edhe menaxherja e rrjetit të marketeve, ETC, Valentina Bytyqi.

“Po vërehet kohëve të fundit një rritje e blerjeve, rritje po thuajse në të gjitha kategoritë, mirëpo fokusi është  kryesisht për produktet esenciale. Blerjet më së shumti janë të orientuara tek produktet esenciale, pra miell, vaj, sheqer, kripë, qumësht etj. etj., gjithashtu edhe për produktet higjienike ka interesim të shtuar”, tha në përgjigjen e saj Valentina Bytyqi.

Ajo tha se deri më tani nuk ka ndonjë informatë se mund të ketë rritje të çmimeve./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Disa foto të dërguara nga qytetarë të ndryshëm në redaksinë e Telegrafit, për gjendjen e stoqeve në markete
Disa foto të dërguara nga qytetarë të ndryshëm në redaksinë e Telegrafit, për gjendjen e stoqeve në markete

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori