LAJMI I FUNDIT:

Estonia mbështet Kosovën në proceset euro-integruese

Estonia mbështet Kosovën në proceset euro-integruese

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Eve-Kulli Kala, ambasadore e Republikës së Estonisë në Vjenë, jorezidente për Kosovën.

Presidentja Jahjaga me ambasadoren Kulli Kala biseduan për marrëdhëniet midis dy vendeve, zhvillimet në vend, si dhe për agjendën evropiane të Kosovës, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadoren Kulli Kala për mbështetjen që Estonia i ka dhënë institucioneve të Kosovës dhe vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Estonisë, duke shprehur përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes dypalësh.


Ambasadorja e Republikës së Estonisë në Vjenë, jorezidente për Kosovën, Eve-Kulli Kala, shprehu mbështetje e vendit të saj për proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, si dhe vendosmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në çdo fushë me interes të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori