Megjithëse burri 34 vjeçar duhet të mbajë dy punë, që të mund të merret me këtë hobi, ai thotë se nuk do të ndalet.

“Vitin e kaluar kam takuar afro 500 të famshëm, përfshirë Bradley Cooper, Martin Freeman dhe Emma Stone”, ka thënë Oresky, duke shtuar se “kjo më ka dhënë edhe më shumë vullnet”.


Hobin e tij, prej “ndjekësi të të famshmëve”, ai e kishte filluar në vitin 1994, kur takoi për herë të parë John de Lancim nga “Star Trek”.

“Ishte një takim i befasishëm dhe që atëherë kam vendosur të takojë të gjithë njerëzit e famshëm”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Në takimet me të famshëm, më së shumti i ka lënë përshtypje Robbin Williams dhe Chris Pratt, ndërsa jo të gjithë janë sjellë mirë me të.

“Kam njohur edhe të famshëm të tjerë që nuk janë aspak miqësor, si Jennifer Lowrence, Sean Penn dhe Edward Norton”, ka thënë ai, duke i arsyetuar si “njerëz që janë shumë të zënë dhe të lodhur për shoqëri”.

I pyetur nga Caters News Agency, nëse do ta lë këtë hobi, ai është përgjigjur shkurt - me jo.

“Ende nuk e kam takuar Johnny Depp, që është idhulli im nga filmat”, ka thënë ai, duke këmbëngulur se do të ketë një takim edhe me aktorin e tij të preferuar. /Telegrafi/