LAJMI I FUNDIT:

Është shpallur qeni më i vjetër në botë: Ky është sekreti i jetëgjatësisë së tij

Është shpallur qeni më i vjetër në botë: Ky është sekreti i jetëgjatësisë së tij

Qeni më i vjetër në botë, i cili është shënuar në Librin e rekordeve të Guinnessit, quhet TobyKeith

Pronarja e tij, Gisela Shore e ka adoptuar kur i ka pasur vetëm disa muaj, ndërsa gjatë jetës së tij është kujdesur për shprehitë e tij të përditshme dhe për ushqimin, gjë që në masë të madhe ka pasur ndikim edhe në jetëgjatësinë e tij.

Nëse krahasohen me vitet e njerëzve, qeni më i vjetër në botë aktualisht i ka 21 vjet.


Ka lindur më 9 janar 2001, kur është sjellë në strehimoren Peggy Adams, ku Gisela ka bërë punë vullnetare, pasi që çifti nuk dëshironte të kujdesej më për të.

Jetëgjatësinë e kanakarit të saj pronarja e shpjegon me gjenetikën e mirë, ushqimin e shëndetshëm dhe ngrohtësinë e shtëpisë, e cila ajo ia ofron tashmë më shumë se dy decenie.

Duke pasur parasysh se jetëgjatësia e një Chihuahua është midis 12 dhe 18 vjet, Gisela kuptoi se kanakari i saj mund të ishte më i vjetri në botë kur të mbushte dy dekada.

– Toby është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore për moshën e tij. I pëlqen të flejë – tha pronarja e tij, gjithashtu zbuloi se Toby është jashtëzakonisht i shoqërueshëm dhe kalon kohë me miqtë e tij – bulldogun amerikan shtatëvjeçar Luna, qenin kinez me kreshtë Lala dhe papagallin 32-vjeçar Koki.

Toby zgjohet çdo mëngjes në orën 6:30 dhe bën shëtitje të rregullta. Pavarësisht se ka një sëmundje të zemrës, ajo nuk e prek atë.

Qeni më i vjetër i regjistruar ndonjëherë në Librin e Rekordeve Guinness ishte një bari australian i quajtur Bluey, i cili lindi më 1910. Ai jetoi një pleqëri të pjekur, pasi kishte mbushur moshën 29 vjeç, e kishin vunë në gjumë. /Telegrafi/