LAJMI I FUNDIT:

Është qyteti i parë i madh në SHBA, Los Angeles ua mundëson qytetarëve kryerjen e testit të COVID-19 pa pagesë

Është qyteti i parë i madh në SHBA, Los Angeles ua mundëson qytetarëve kryerjen e testit të COVID-19 pa pagesë

Los Angeles po u ofron të gjithë qytetarëve kryerjen e testit të COVID-19 pa pagesë, duke u bërë qyteti i parë i madh në SHBA që vepron kështu, raporton CNN.

“Kemi kapacitete, mos prisni, mos bredhni dhe mos rrezikoni duke infektuar të tjerët”, ka deklaruar kryetari i qytetit Eric Garcetti gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

Kjo mundësi do të jetë e qasshme nga sot pasdite, kurse Garcetti ka shtuar se nuk ka kufizime sa i përket numrit të testeve që banorët mund t’i kryejnë për të shuar çdo dilemë që ata kanë. Rezultatet e testeve mund t’i marrin pas 24 ose 48 orëve, nga momenti kur janë bërë.


Garcetti theksoi se testimi falas do t’ju kryhet vetëm banorëve të qytetit, kurse në ueb-faqen e komunës është bërë e ditur se banorët e periferisë së Los Angeles do të mund të lajmërohen ta bëjnë pa pagesë testin.

Të gjithë ata persona që kanë simptoma të COVID-19 do të kenë përparësi, e Garcetti u ka bërë thirrje të gjithë banorëve asimptomtatikë t’i nënshtrohen testit të coronavirusit.

“Nëse konsideroni se keni nevojë ta bëni testin, atëherë ejani. Dëshironi të jeni më i sigurt, bëjeni sa më shpejtë”, ka shtuar i pari i qytetit.

Ekzistojnë 34 vende ku mund të kryhen testet në Los Angeles, kurse kapacitetet janë 18 mijë brenda 24 orëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori