Pas premierës së Minit të ri (F56) klasik, i versionit hatchback me tre dyer (i vitit 2013), kompania BMW ka përgatitur versione të reja karoserike për Minin e ri në platformën UKL1.
Është publikuar një video promovuese e Clubman, ndërsa poshtë videos mund të lexoni më shumë për këtë model.
Njëra nga këto versione të reja është modeli Clubman i gjeneratës së re, i cili vitin e kaluar është prezantuar në formë të konceptit në panairin e veturave në Gjenevë.
Përderisa jemi duke pritur premierën e versionit serik të modelit të ri Clubman, të cilën do ta mbajë në shtator të këtij viti në panairin e veturave në Frankfurt), BMW tashmë ka publikuar fotografitë zyrtare të tij dhe disa detaje themelore.
Së pari dimensionet: Clubman i ri është i gjatë 4.2 metra, i gjerë 1.8 metra, i lartë 1.4 metra, gjatësia boshtore 2.6 metra, ndërsa kapaciteti i bagazhit është rreth 1250 litra.
Shitja Clubman të ri duhet të fillojë këtë vjeshtë, ndërsa në serinë e motorëve do të jenë në dispozicion motorë tashmë të njohur benzinë dhe me naftë.
Në fillim do të ofrohet motorët si: benzinë me tre cilindra dhe me kapacitet prej 136 kuaj fuqi, benzinë me katër cilindra dhe me kapacitet prej 192 kuaj fuqi dhe me naftë me kapacitet prej 150 kuaj fuqi (detajet tjera mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme).
Blerësve do t’u ofrohet, varësisht nga versioni, marshi manual me gjashtë shpejtësi apo automatik me tetë shpejtësi, transmeton Koha.net. Më vonë, sigurisht, oferta e motorëve do të zgjerohet.
Clubman i ri karakterizohet veçanërisht pjesën e pasme e cila mund të hapet përmes dy dyerve, ashtu sikurse edhe modeli aktual, ndërsa sa i përket çmimit, në Gjermani pritet të fillojë me çmim prej 24 mijë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?
Tesla zgjedh TSMC në vend të Samsung për porositë e çipave të saj me kapacitet 4-nanometër

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Volvo më i shitur në një edicion të ri
Prezantohet mbushësi më i shpejtë në botë i veturave elektrike, për më pak se 15 minuta bateria juaj do të jetë plotësisht e mbushur

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë