Është ndërprerë transporti i dy kilogramëve kokainë në aeroportin e Shkupit

Mbrëmë në orën 23:50 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar-Shkup”, pasi i ishte ndaluar hyrja në vend, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike privuan nga liria D.S.A.D. (34) nga Brazili, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
“Gjatë kontrollimit të shtetasit brazilian nga ana e zyrtarëve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike – Departamentit për Trafikim ilegale me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme dhe Stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Aeroporti ndërkombëtar – Shkup” në bashkëpunim me Drejtorinë doganore, gjatë të cilit është përdorur dhe një qen zyrtar nga ekipi mobil i Drejtorisë Doganore, në njërën nga dy valixhet e D.S.A.D. u gjetën dy kilogramë kokainë. Është zhvilluar një bisedë zyrtare me D.S.A.D., i cili ka pranuar se për transportin e drogës nga Sao Paulo deri në Shkup është angazhuar nga një shtetas i Maqedonisë për një kompensim prej 5.000 eurosh”, njoftoi sot MPB.
Nga aty theksojnë se në bazë të informacioneve të mbledhura për persona të përfshirë në transportin e drogës, në bashkëpunim me SPB Ohër, pas urdhrit të lëshuar më parë për bastisje nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Ohër, është kryer bastisje në Ohër tek vëllezërit Q.N (36) dhe H.N. (28), të cilët pas bastisjes janë privuar nga liria.
“Policët nga DPB Strugë kanë kryer kontrolle në dy lokacione, tek S.K. (36), për të cilin është lëshuar urdhër arresti. Nga ana e SPB Shkup te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot do të dorëzohet kallëzim penal kundër katër personave të përfshirë në organizimin dhe kryerjen e transportit të dy kilogramëve kokainë”, thonë nga MPB.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bisedat e publikuara në Viber, Kica: LDK-në po e sulmojnë tri grupe

Peci: Në SHBA po diskutohet njohja e Kosovës nga Rusia

Kosova mikpritëse e stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 25”

Meteorologu Rugova: Na pret mot befasues, priten reshje bore

Formimi i Qeverisë së re, kush ka 'vija të kuqe'?

Përplasja e Abdixhikut me Hotin në “Viber" për vjedhje të votave e akuzave për “skemë të organizuar kriminale”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani