Është mjaft e qartë pse këto mace morën 100 mijë pëlqime në Twitter

Twitter po shpërndan fotot e dy maceve të mençura që do të gjejnë mënyrën për të marrë atë që duan, me çdo kusht.
Dy mace u fotografuan nga dikush në dhomën e ndenjes teksa përpiqeshin të ngjiteshin në televizorin ku ndodheshin zogjtë dhe ndihmuan njëra-tjetrën në mënyrën se si miqtë e tyre njerëzorë e ndihmojnë njëri-tjetrin në ngjitje.
Një foto gjeniale e maceve të mençura që nuk zgjedhin mjetet për të arritur te zogjtë është publikuar në profilin e Twitterit “macet janë të vegjël të çuditshëm” dhe për pak ditë kanë mbledhur 100 mijë pëlqime të pabesueshme.
Fansat e maceve që ndjekin atë profil pajtohen se këta inteligjent meritojnë të përfundojnë në National Geographic. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































