Mathys Tel është njëri nga futbollistët më të talentuar në Evropë.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë shpenzoi 20 milionë euro për ta blerë atë këtë verë nga skuadra franceze Rennes.


Në katër ndeshje Tyl ka shënuar dy gola duke treguar paraqitje shumë të mirë.

Mathys Tel Bayern Munich

17-vjeçari shihet si një futbollist me të ardhme të ndritur dhe te Bayerni po e menaxhojnë mirë duke i dhënë hapësira në sulm.

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka folur fjalë të mëdha për francezin, duke thënë se është më i miri në botë në rolin e tij dhe moshën që ka.

"Për Mathys Tel di të them se nëse ai vazhdon t’i shfrytëzojë rastet që i jepen dhe vazhdon të punojë fort, e ardhmja do të jetë e ndritur”, tha Salihamidzic.

“Ai është 17 vjeç, por ka cilësi që nuk i kanë shumë në botë. Për mendimin tim, ai është talenti më i mirë në Evropë në këtë pozicion", deklaroi drejtori sportiv i kampionëve në fuqi të Gjermanisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app