Në uebfaqet shëndetësore ku së pari përmenden simptomat e përgjithshme dhe pastaj ato specifike të sëmundjeve, ka më shumë gjasa që edhe njerëzit e shëndoshë të dyshojnë që janë shumë të sëmurë.
Interneti përkeqëson hipokondrinë, sepse nëse në ndonjë uebfaqe shëndetësore në mënyrë të përsëritur përmenden simptomat e përgjithshme që i kemi dhe është krejt normale që të gjithë të dyshojnë që janë seriozisht të sëmurë, ka treguar studimi i Universitetit Arizona.
Shkencëtarët kanë zbuluar që njerëzit në mënyrë irracionale konkludojnë që kanë ndonjë sëmundje nëse në fillim të përshkrimit të sëmundjes janë numëruar simptomat e përgjithshme, dhe vetëm pastaj ato specifike, përcjell Huffington Post.
Në eksperiment janë ndarë vullnetarët në tri grupe. Të parit i kanë dhënë të zgjedhë testin sipas të cilit është dashur të përcaktojnë rrezikun e tyre nga tumori malinj i tiroideve. Në listë së pari janë përmendur simptomat e përgjithshme si ndryshimi i peshës, lodhja dhe dhimbjet në fyt dhe pastaj simptomat specifike si gungat në qafë. Shumica e tyre kanë konkluduar që ka shumë gjasa që të kenë kancerin.
Në grupin e dytë, ku pas çdo simptome të përgjithshme është përmendur një simptomë specifike, të testuarit kanë konkluduar që rreziku për t’u sëmurë nga kanceri është më i vogël në krahasim me grupin tjetër, por ende i lartë. Në grupin e fundit, të cilit më parë u janë dhënë simptomat specifike dhe pastaj ato të përgjithshme, të testuarit kane vlerësuar që kanë më pak shanse për kancer.
Cyberkondria
Ndikimit të internetit nuk i rezistojnë as mjekët, kështu që 46 për qind e tyre kontrollon të dhënat në internet për të shëruar pacientët e tyre në mënyrë më të suksesshme. Rreth 42 për qind e mjekëve rregullisht kërkojnë informata mjekësore në internet, ndërsa gjithnjë e më shumë hipokondritë çdo ditë kërkojnë në Google simptomat e veta dhe shkojnë tek mjeku me dyshimin për ndonjë diagnozë konkrete, transmeton Koha.net. Kështu hipokondria edhe e ka marrë emrin e vet modern, cyberkondria.
“Simptomat e theksuara duhet të merren parasysh bashkë me historinë e sëmundjes së pacientit, ndërsa disa janë aq të përgjithshme dhe kanë kuptim të shumëfishtë sa që bazuar në to nuk mund të konkludohet asgjë. Për këtë arsye më mirë është të shkohet te mjeku se sa të paramendohen sëmundje me ndihmën e internetit,” thotë dr. Brian Fallon nga Universiteti Columbia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve