Policia angleze ka publikuar një video të filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet një burrë duke vjedhur çantën e një gruaje të verbër, e cila ishte ulur dhe e shoqëruar nga qeni që i shërben si udhërrëfyes.

Vjedhja ka ndodhur derisa gruaja ishte duke qëndruar e ulur pranë zyrës së Broadgatet, në West Midlands të Anglisë, transmeton Telegrafi.


2

Videoja e publikuar nga policia tregon burrin e identifikuar si hajn i çantës, dhe kërkon nga qytetarët që t’i telefonojnë nëse kanë ndonjë informacion lidhur me të. /Telegrafi/