LAJMI I FUNDIT:

A është harresa një karakteristikë e gjenive?

A është harresa një karakteristikë e gjenive?

Shumë njerëz ia atribuojnë harresën mungesës së inteligjencës, ndërsa një kujtesë e mirë lidhet me një IQ më të lartë

Megjithatë, studiuesit nga Universiteti i Torontos besojnë se një kujtesë e shkëlqyer nuk lidhet me inteligjencën e lartë, në fakt e kundërta është e vërtetë: njerëzit që harrojnë disa gjëra janë më të zgjuar.

Studiuesit thonë se truri i mbingarkuar me informacion ka më shumë gjasa të ketë vështirësi në marrjen e vendimeve të zgjuara.


“Shumë detaje nga jeta juaj, të cilat nuk janë të rëndësishme, mund t’ju pengojnë të merrni vendime të mira. Truri funksionon duke kapërcyer kujtimet e vjetra me ato të reja, më të rëndësishme. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që truri ynë të harrojë detaje të parëndësishme dhe të fokusohet në gjëra që do të na ndihmojnë të mendojmë qartë”, shpjegoi Blake Richards, një nga studiuesit.

Richards ka një ide interesante për internetin, për shembull, është më mirë të përdorësh Google sesa të mësosh përmendësh gjëra të pakuptimta. Në stilin e fjalës së urtë: “Njeriu i zgjuar shkruan, një budalla kujton”.

Personat që harrojnë shumë janë super-inteligjentë
Lexo po ashtu Personat që harrojnë shumë janë super-inteligjentë

“Në një botë që ndryshon vazhdimisht, të dhënat e vjetra bëhen të vjetruara dhe të parëndësishme për kujtesën. Ne gjithmonë i admirojmë njerëzit që mbajnë mend shumë detaje, vite, emra etj., por nuk është ky qëllimi i kujtesës. Roli i kujtesës është t’ju bëjë një person më inteligjent, i cili mund të marrë vendime bazuar në rrethanat (inteligjenca shpesh përkufizohet si aftësia për t’u përshtatur me situata të reja), dhe një aspekt i rëndësishëm që ju ndihmon ta bëni këtë është të harroni informacionin e panevojshëm”, shton ky ekspert. /KP

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori