Dëshira për ta kaluar verën në vende si pishina ose plazhe është më e fortë se kurrë këtë vit.
Pasi kaluam kaq shumë kohë në karantinë, është e natyrshme që ne dëshirojmë të dalim dhe të argëtohemi!
Edhe nëse pikat tona preferuara të notit janë rihapur, është ende e rëndësishme të mbani në mend disa gjëra për të mbajtur veten të sigurt nga COVID-19.
Le të fillojmë me disa lajme të mira: Sipas CDC, aktualisht nuk ka asnjë provë që virusi mund të përhapet përmes ujit në pishina, vaskave të nxehta ose në zona lojërash me ujë.
Faqja shpjegon: “Për më tepër, funksionimi i duhur i këtyre vendeve ujore sipas rregullave dhe dezinfektimi i ujit me brom duhet të çaktivizojë virusin”.
Kjo mund të bëjë që të supozoni se pishinat janë vendi më i sigurt për t’i përmbushur nevojat tuaja të verës, por trupat natyrorë të ujit kanë mënyrën e tyre të vetë-pastrimit.
“Shpërndarja e shpejtë e çdo agjenti infektues në lëvizjen turbulente të ujit, siç është deti apo liqeni, mund të zvogëlojë rrezikun e marrjes së një infeksioni nga kontakti ose zhytja në ujë”, tha Sudeb Dalai. Por ka më shumë për t’u marrë parasysh, si numri i madh i sipërfaqeve të përbashkëta ku virusi mund të përhapet në pishina publike.
Mendoni për këtë: Sa sipërfaqe prekni në një vizitë normale në pishinë?
Roberta Lavin, profesoreshë e mjekësisë në kolegjin e infermierisë në universitetin e Tennessee tha: “Për fat të mirë, larja e duarve tuaja shpesh në pishina duhet të ndihmojë në uljen e këtij rreziku ashtu siç ndodh në jetën tonë të përditshme”.
Një faktor tjetër i rëndësishëm është madhësia, pishinat publike janë përgjithësisht zona më të vogla krahasuar me plazhet e liqenit ose detit.
CDC ende rekomandon mbajtjen e praktikave të distancës sociale, e cila padyshim bëhet më e vështirë kur ka më pak hapësirë në dispozicion për të mbajtur midis jush dhe të tjerëve.
Edhe plazhet mund të jenë shumë të mbushur me njerëz, kështu që mendoni mirë përpara se të vendosni se ku do të pushoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame