Është e ditur që meshkujt forcën e tyre seksuale e përjetojnë si diçka shumë të rëndësishme në jetën e tyre, andaj dëshirojnë edhe të shtiren që mund ta bëjnë edhe të pamundshmen.

Apo, ndoshta, ekziston ndonjë hero i cili ia ka arritur këtë...


Në të vërtetë, është e njohur që mashkulli nuk mund të përjetojë orgazëm të shumëfishtë, përkatësisht disa orgazma njëri pas tjetrit, sepse ai nuk mund të mbajë ereksionin pas orgazmës, transmeton Telegrafi.

satisfied couple after sex

Sistemi riprodhues i mashkullit është i programuar nga natyra që të bëjë mbarsjen. Pra, pas hedhjes së spermës, nuk ka më nevojë për seks, andaj mashkulli humb energjinë seksuale dhe i nevojitet një pushim që të arrijë sërish ereksionin.

Kështu është mekanizmi ynë biologjik, i cili është i rregulluar me tajitje hormonesh dhe impulse nervore.

Sado që të jetë, ekstimi i lartë, kimia e organizmit rregullon ereksionin dhe është e pamundshme ta mbajë pas orgazmës.

Mirëpo, duke pasur parasysh që pothuajse çdo mashkull mund të mbajë ereksionin edhe pas orgazmës, nëse ka pirë ndonjë nga tabletat për potencë, nuk është e pamundur edhe që ndonjë “Kazanovë” të ketë çrregullim specifik hormonal i cili anashkalon funksionin natyror riprodhues. /Telegrafi/