Zgjedhjet në SHBA, Republikanët fitojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve

2022/11/2-17.jpg

Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nuk dihet se kush do të ketë kontrollin e Kongresit amerikan, duke lënë të paqartë nëse republikanët do të marrin kontrollin nga demokratët e presidentit Joe Biden.

Kongresi amerikan përbëhet nga dy institucione: Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan. Sipas Associated Press, në Dhomën e Përfaqësuesve më së shumti ulëse kanë fituar republikanët, gjithsej 190, kundrejt demokratëve që kanë marrë 154.


Por, gara për Senatin amerikan është më e ashpër, pasi ajo mbetet ende e hapur në disa shtete kyçe.

Mos harroni, këto nuk janë zgjedhje për një president të ri të SHBA-së - por janë për Kongresin, i cili përbëhet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.

Telegrafi do të vazhdojë t'ju sjell informata edhe rreth rezultateve të mundshme nga këto zgjedhje. /Telegrafi/

10/11/2022 14:24-Kandidati demokrat ndërroi jetë muajin e kaluar, e në zgjedhje fitoi me 86 për qind – ngjarja e pazakontë në Pensilvani

2022/11/1-123.jpg

Demokrati Tony DeLuca, 85-vjeç, ndërroi jetë më 9 nëntor tetor nga limfoma, e atëherë ishte shumë vonë për ndryshimin e fletëvotimeve.

DeLuca përfaqësoi distriktin e 32-të të Pensilvanisë në periferi të Pittsburgh për 20 vjet, transmeton Telegrafi.

Ligjvënësi i Pensilvanisë u rizgjodh me shumicë të martën, sipas shifrave të përkohshme të publikuara nga mediat lokale, edhe pse ai vdiq muajin e kaluar pas një rikthimi të kancerit.

Demokrati Tony DeLuca, ndërroi jetë më 9 tetor në moshën 85-vjeçare nga limfoma, dhe ishte tepër vonë që të ndryshohen fletëvotimet.

Përfaqësuesi lokal, i cili për 20 vjet ka përfaqësuar distriktin e 32-të të Pensilvanisë në periferi të Pittsburgh, në dhomën e ulët të shtetit, u rizgjodh me 86 për qind të votave, pasi u numëruan 98 për qind e votave.

E pas një vendimi të tillë të votuesve, zgjedhjet duhet të përsëriten.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Tony DeLuca, por edhe krenarë që votuesit treguan besimin e tyre ndaj tij dhe përkushtimin e tij ndaj vlerave demokratike me rizgjedhjen e tij pas vdekjes”, njoftoi kryesia e Partisë Demokratike në Pensilvani. /Telegrafi/

10/11/2022 12:54-Zgjedhjet në SHBA, çfarë dihet deri më tani?

2022/11/1-119.jpg

Zgjedhjet në SHBA sa i përket mesmandatit po konsiderohen si garë e nxehtë, kjo pasi që kontrolli për Senatin konsiderohet ende një lëkundje dhe garat kryesore mbeten të pazbuluara, e në betejën për të kontrolluar Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët kanë siguruar 217 vende në krahasim me 184 që kanë shkuar për demokratët.

Me 391 nga 435 gara të thirrura, republikanët kanë fituar gjashtë vende, të cilat mund të jenë të mjaftueshme për t’i vendosur ata në kursin e shumicës më të vogël, transmeton Telegrafi.

Çfarë dihet deri më tani për zgjedhjet në SHBA:

Gara e ashpër midis senatorit aktual demokrat të Gjeorgjisë Raphael Warnock dhe sfiduesit të tij republikan Herschel Walker, kaloi në balotazh.

Warnock kryeson ngushtë Walker, por asnjëri nga kandidatët nuk do ka qen në gjendje të kalojë pragun prej 50 për qind të nevojshëm për të fituar menjëherë pas mbylljes së votimit të martën dhe të shmanget balotazhi i 6 dhjetorit.

Në Nevada që nga mesdita e së mërkurës, me rreth 77% të votave të numëruara, kryetarja demokrate Catherine Cortez Masto ishte pas rivalit të saj republikan Adam Laxalt, 47.2% ndaj 49.9%.

Të dy kandidatët kanë kërkuar durim ndërsa banorët presin të dëgjojnë rezultatin e garës dhe disa zgjedhje të tjera të ngushta, të cilat mund të zgjasin ditë të tëra.

Demokrat i Arizonës, Mark Kelly, ishte përpara kundërshtarit të tij republikan, Blake Masters, me 51.4% ndaj 46.4%, me 45% të votave të numëruara.

Demokratët duhet të fitojnë dy nga ato vende të Senatit për të ruajtur kontrollin e Senatit, me një ndarje 50-50 për senatorët dhe zëvendëspresidentja që ka votën vendimtare. /Telegrafi/

10/11/2022 11:25-Garë e pasigurt për Senatin e SHBA: Gjeorgjia po zhvillon balotazhin e zgjedhjeve më 6 dhjetor

Pasi u bë e ditur se rezultat e zgjedhjeve për Senatin amerikan do të varen nga tre shtete federale, përkatësisht Nevada, Arizona dhe Georgia, është bërë e ditur se raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në shtetin e fundit të lartpërmendur.

Sekretari i Shtetit, Brad Raffensperger, tha se gara për Senatin amerikan në Gjeorgji është ende e ngushtë, dhe se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë më shumë se 50 për qind të votave, pas numërimit të 99 për qind të votave, transmeton Telegrafi.

Për shkak të kësaj, u vendos se si do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 6 dhjetor.

Në këtë shtet federal, gara për Senatin është mes republikanit Herschel Walker dhe demokratit Raphael Warnock.

Për këtë vendim ka folur edhe Raphael Warnock, i cili ka konfirmuar organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve.

“Shkojmë në raundin e dytë në Georgia. Ta bëjmë sërish këtë”, shtoi Warnock. /Telegrafi/

10/11/2022 10:13-Biden: Është parashikuar valë e madhe e kuqe, por nuk ndodhi kështu

Presidenti amerikan Joe Biden mbajti fjalimin e pas mbajtjes së zgjedhjeve, duke iu referuar rezultatit të Partisë Demokratike, si dhe ndryshimeve të mundshme që mund të përjetojë Kongresi në SHBA.

“Dje kishim zgjedhje. Ishte një ditë e mirë për demokracinë dhe një ditë e mirë për Amerikën. Demokracia u testua dje, por dje u konfirmua se demokracia është ajo që jemi. Ne nuk i dimë ende të gjitha rezultatet. Megjithatë, e dimë se ishte parashikuar një valë e madhe e kuqe, por ajo nuk ndodhi. Disa kandidatë të mirë nga demokratët nuk fituan mandatin, por Partia Demokratike pati një rezultat të përgjithshëm shumë të mirë”, tha Biden, transmeton Telegrafi.

Ai tha gjithashtu tha se ka pasur një bisedë me Maxwell Frost, 25-vjeç), zyrtarin më të mirë që do të jetë pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

“Votuesit kanë dërguar një mesazh se duan të ruajnë demokracinë dhe të drejtën e votës. Dua të falënderoj veçanërisht të rinjtë që dolën të votojnë në numra historikë. Unë fola mbrëmë me Maxwell Frost dhe i thashë se jam zgjedhur në moshën 29-vjeçare dhe nuk dyshojë se do të ketë një karrierë të madhe përpara tij në Dhomën e Përfaqësuesve”, shtoi presidenti amerikan.

Pas kësaj, ai pati një mesazh për Republikanët.

“Pavarësisht se cili është rezultati përfundimtar, unë jam gati të punoj me republikanët. Në politikën e jashtme, pres që ne të vazhdojmë rezistencën tonë të përbashkët ndaj agresionit rus në Ukrainë. Pas samitit të G20, unë do të ftoj përfaqësuesit e të dyja palëve në një takim për të rënë dakord për punën dhe qasjen e mëtejshme”, tha ndër tjera Biden. /Telegrafi/

10/11/2022 08:23-Republikanët fitojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve

2022/11/1-108.jpg

Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa kontrolli i Senatit varet nga disa gara të ngushta që sfiduan pritshmëritë për një fitore të madhe të republikanëve, të nxitura nga zhgënjimi mbi inflacionin dhe drejtimi i Presidentit Joe Biden.

Partia që fiton në Nevada dhe Arizona, ku garat janë shumë të ngushta, mund të sigurojë shumicën në Senat. Por egziston një mundësi e madhe, që për herë të dytë në dy vite, kontrolli i Senatit të përcaktohet nga balotazhi në Xhorxhia mes Senatorit Raphael Warnock dhe kandidatit republikan Herschel Walker.

Kur flitet për Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët ruajtën shumë vende në shtetet si Virxhinia, Penslivania, Kansasi ndërsa ende nuk janë shpallur disa fitues në Nju Jork dhe Kaliforni.

Nga ana tjetër, republikanët shënuan disa fitore të rëndësishme në përpjekjen e tyre për të siguruar 218 vendet e nevojshme për të rifituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në një fitore veçanërisht simbolike, republikanët mundën shefin e fushatës demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Sean Patrick Maloney të Nju Jorkut.

Kontrolli i Kongresit do të jetë një faktor kyç në përcaktimin e së ardhmes së programit të Presidentit Biden dhe do të shërbejë si një referendum për administratën e tij, ndërsa vendi përballet me një shkallë të lartë inflacioni.

09/11/2022 23:33-Disa shtete kanë numëruar pothuajse të gjitha votat e tyre – ndërsa të tjerat mund të mos mbarojnë për disa ditë

Punonjësit e zgjedhjeve po grumbullojnë fletëvotimet në shtetet kyçe që do të përcaktojnë balancën e pushtetit.

Për shkak të ligjeve të ndryshme, disa shtete kanë numëruar pothuajse të gjitha votat e tyre – ndërsa të tjerat mund të mos mbarojnë për disa ditë.

Edhe para mbylljes së votimeve të martën, ish-presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij po përhapnin pretendime për mashtrim të votuesve.

Megjithatë, zyrtarët zgjedhorë nga bregu në breg raportuan pak probleme në qendrat e votimit të martën, duke thënë se zgjedhjet shkuan pa probleme përtej problemeve të izoluara dhe kryesisht të vogla, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Dhe siç shkruan ky medium, votat janë hedhur - tani vjen gara për të përfunduar numërimin – dhe “përplasjet” e mundshme ligjore.

Ndërkohë presidenti Joe Biden, në komentet e tij të para publike mbi rezultatin e zgjedhjeve afatmesme, tha se votuesit e kishin të qartë se janë ende të frustruar me inflacionin rekord, krimin dhe çështje të tjera.

“E kuptoj”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Biden, Partia Demokratike e të cilit arriti të shmangë humbje të konsiderueshme, deklaroi të mërkurën se votimi i së martës ishte një "ditë e mirë për demokracinë".

"Demokracia është testuar vitet e fundit, por me votat e tyre, populli amerikan ka folur", tha ai.

Duke folur për mundësinë që republikanët të fitojnë një shumicë në njërën nga dy dhomat e Kongresit të SHBA, Biden tha se ishte "i hapur ndaj çdo ideje të mirë" dhe ishte "i gatshëm të bëjë kompromis me republikanët nëse ka kuptim". /Telegrafi/

09/11/2022 22:59-Biden konfirmon se ka në plan të kandidojë përsëri

Joe Biden ka përsëritur planet e tij për të kandiduar për një mandat të dytë si president.

Ai thotë se ka qenë gjithmonë qëllimi i tij që të kandidojë sërish, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve afatmesme në SHBA, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, nuk është vendosur ende, pasi zoti Biden thotë se ai është një "respektues i madh i fatit dhe ky është në fund të fundit një vendim familjar".

Biden thotë se shpreson se mund të "largohet" me gruan e tij Jill midis Krishtlindjeve dhe Ditës së Falënderimeve dhe do të marrë një vendim deri në "fillim të vitit të ardhshëm".

Deklarata e tij vjen në kohën kur amerikanët janë në pritje të rezultateve për zgjedhjet afatmesme në SHBA. /Telegrafi/

09/11/2022 22:39-Biden: Rezultatet tregojnë se demokratët kanë pasur një natë të fortë

Joe Biden thotë se rezultatet e zgjedhjeve afatmesme të SHBA-së tregojnë se demokratët kanë pasur një natë të fortë.

“Populli amerikan ka folur dhe ka dëshmuar edhe një herë se Demokracia është ajo që jemi”, thotë Biden.

Partia e tij, thotë ai, humbi më pak vende në Dhomën e Përfaqësuesve se sa pritej, mesatarisht, për partinë e një presidenti në detyrë.

Më pas Biden thekson punën e tij të deritanishme për rimëkëmbjen gjatë pandemisë, rindërtimin e infrastrukturës në Amerikë dhe trajtimin e inflacionit.

"Ne sapo kemi filluar", thotë ai.

Ai thotë se do të vazhdojë të punojë në të gjithë rrafshin politik për të ofruar më shumë për popullin amerikan. /Telegrafi/

09/11/2022 21:52-Trump shpall ‘fitore shumë të madhe’ pavarësisht zhgënjimeve

Ka një reagim të ri nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Gjatë javëve të fundit ai ka qenë në turne në vend duke mbështetur kandidatë të ndryshëm - disa prej të cilëve humbën garat e tyre.

Trump mbështeti zyrtarisht 174 nga 430 kandidatët.

Duke postuar nga platforma e tij e mediave sociale, truthsocial, ai shkroi:

“Ndërsa në disa mënyra zgjedhjet e djeshme ishin disi zhgënjyese, nga këndvështrimi im personal ishte një fitore shumë e madhe - 219 fitore dhe 16 humbje në përgjithësi - Kush ka bërë ndonjëherë më mirë se kaq?". /Telegrafi/

09/11/2022 20:35-Senatori republikan Ron Johnson fiton garën në Viskonsin

Senatori republikan Ron Johnson fitoi ndaj demokratit Mandela Barnes në Viskonsin, duke mbajtur gjallë shpresat e republikanëve për të marrë në kontroll Senatin dhe duke shuar shpresat e zotit Barnes për të hyrë në histori si senatori i parë me ngjyrë në këtë shtet.

Fitorja për zotin Johnson, një nga mbështetësit më të mëdhenj të ish-presidentit Donald Trump, erdhi pasi ky i fundit humbi me një diferencë të ngushtë dy vjet më parë në këtë shtet ndaj presidentit Joe Biden.

"Votat janë të qarta", tha zoti Johnson në një deklaratë. “Matematikisht, nuk ka asnjë rrugë për gjeneralin Barnes për të kapërcyer diferencën prej 27,374 votash. Kjo garë ka përfunduar”.

Zoti Barnes nuk e pranoi humbjen të mërkurën herët. Ai mbajti një konferencë shtypi në mesditë në qytetin e tij të lindjes në Milluoki.

"Pavarësisht se çfarë thonë, ne jemi të përkushtuar të sigurohemi që çdo votë do të numërohet", tha zëdhënësja e fushatës së zotit Barnes, Maddy McDaniel më herët në mëngjes të mërkurën.

"Ne do të presim dhe të shohim se çfarë kanë vendosur votuesit pasi të dëgjohen të gjithë zërat e tyre".

Zoti Johnson, në një intervistë në radion WISN-AM, akuzoi zotin Barnes se refuzoi të pranonte rezultatin e garës pasi kishte premtuar më herët gjatë fushatës që do ta bënte një gjë të tillë.

“Është e qartë se ai nuk ka rrugë drejt fitores”, tha zoti Johnson.

Gara ishte një nga disa gara të ashpra të Senatit në të gjithë vendin, që mund të përcaktojnë se cila parti mban kontrollin e Senatit. /voa/

09/11/2022 20:02-Nevada mund të mos ketë rezultate të garës për Senatin deri në fundjavë

Gazetari politik për një kohë të gjatë në Nevada, Jon Ralston i The Nevada Independent tha sot se mund të duhet deri në fundjavë që të shpallen garat e shtetit.

"Ligji i shtetit thotë se ata duhet të numërojnë çdo fletë votimi me postë që ka ardhur që është vulosur në ditën e zgjedhjeve ose më parë deri të shtunën në orën 17:00", tha ai në MSNBC.

Dhe për shkak se e premtja është një festë federale, Dita e Veteranëve, rezultatet përfundimtare mund të mos jenë deri të shtunën, tha Ralston.

Senatorja demokrate Catherine Cortez Masto është përfshirë në një garë shumë të ngushtë për rizgjedhje me sfiduesin republikan Adam Laxalt. NBC News nuk ka parashikuar ende një fitues.

Një mori garash të tjera në Nevada – duke përfshirë për guvernator, prokurorin e përgjithshëm dhe sekretarin e shtetit – mbeten shumë herët për t'u ditur, sipas parashikimeve të NBC News. /Telegrafi/

09/11/2022 19:10-Gjeorgjia do të ketë zgjedhje të tjera në dhjetor?

Gjeorgjia do të shkojë në balotazh, raportojnë CNN dhe NBC.

Gara për Senatin në Gjeorgji është ende e ngushtë mes republikanit Herschel Walker dhe demokratit Raphael Warnock - Walker ka mbi 48% të votave, ndërsa Warnock ka 49%.

Asnjë nga dy kandidatët nuk ka siguruar më shumë se 50% të votave, që do të thotë se duhet të mbahen zgjedhje të tjera sipas ligjeve të Gjeorgjisë.

Sekretari i Shtetit i Gjeorgjisë, Brad Raffensperger nuk ka konfirmuar ende një balotazh zgjedhjesh, megjithëse ai la të kuptohet se do të jetë e mundshme.

Zgjedhjet e balotazhit do të zhvillohen më 6 dhjetor. /Telegrafi/

09/11/2022 18:45-Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Trump në zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA?

Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump në zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA?

Zëri i Amerikës njofton se, rezultatet ishin të përziera ndërsa votat u numëruan herët në mëngjes.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

09/11/2022 17:37-Kandidatët që po bëjnë histori

Rezultatet e parashikuara për zgjedhjet afatmesme në SHBA vazhdojnë të shfaqen, dhe ndërsa të gjitha fitoret janë të veçanta, disa bëjnë histori.

Këtu janë disa nga kandidatët që ndryshojnë “librat e rekordeve”.

Demokrati Maxwell Frost, 25 vjeç, parashikohet të fitojë në Distriktin e 10-të të Kongresit të Floridës. I lindur në 1997, ai është anëtari i parë i Gjeneratës Z i zgjedhur për të shërbyer në Kongresin Amerikan.

Kandidatja republikane Katie Britt, 40 vjeçe, do të zgjidhet si gruaja e parë e Alabamës që do të shërbejë në Senatin e SHBA-së, sipas parashikimeve nga partneri amerikan i BBC-së, CBS News.

Demokrati Wes Moore, 44 vjeç, ka bërë gjithashtu histori si guvernatori i parë me ngjyrë në Maryland. Ai është vetëm guvernatori i tretë me ngjyrë i zgjedhur në historinë 246-vjeçare të vendit, së bashku me Deval Patrick nga Massachusetts dhe Douglas Wilder nga Virxhinia.

Demokratja Maura Healey, 51 vjeçE, fituesja e parashikuar e garës për guvernator të Massachusetts, është lezbikeja e parë që zgjidhet guvernator.

Demokrati James Roesener, 26 vjeç, parashikohet të bëhet burri i parë transgjinor që do të zgjidhet në çdo legjislaturë shtetërore në historinë e SHBA-së. /Telegrafi/

09/11/2022 16:26-Beteja për kontrollin e Senatit ‘zbret’ në gara tepër të ngushta në katër shtete

Beteja për kontrollin e Senatit të SHBA-së "zbret" në katër gara tepër të ngushta në Arizona, Georgia, Nevada dhe Wisconsin.

Hidhni një sy se ku qëndrojnë gjërat në secilin shtet.

e1

e2

e3

e4

09/11/2022 15:44-Votuesit në shtetin konservator amerikan mbështetën mbrojtjen e të drejtave të abortit

2022/11/1-106.jpg

Shteti amerikan i Kentakit, ka hedhur poshtë një amendament kushtetues që do të fshinte të drejtat e abortit nga kushtetuta e shtetit.

Kështu vendosën votuesit e këtij shteti konservator federal, duke i thënë “jo” një ndryshimi të tillë kushtetues, transmeton Telegrafi.

“Votuesit e Kentakit e kanë bërë të qartë: nuk do të tërhiqemi kur politikanët përpiqen të kërkojnë të drejtën tonë për të kontrolluar trupat tanë dhe të ardhmen tonë”, tha Tamara Wieder nga Planned Parenthood.

Kjo është një fitore e madhe për aktivistët pro-zgjedhjes në shtetin tejet konservator, dhe pason një varg fitoresh në referendumet e tjera shtetërore për këtë çështje.

Më herët edhe Vermonti, Miçigani dhe Kalifornia shkruan të drejtat e abortit në kushtetutat e tyre.

Megjithatë, në Kentucky rezultati i pritur nuk do të shkatërrojë ligjin aktual në këtë shtet, i cili pothuajse plotësisht ndalon abortin. /Telegrafi/

09/11/2022 15:04-Ja si qëndrojnë gjërat tani në shtetet kyçe për Senatin

2022/11/1-103.jpg

Beteja midis demokratëve dhe republikanëve për kontrollin e Senatit të SHBA, do të zbresë në disa gara të ngushta që mund të luhaten në drejtimin e secilës palë.

Aktualisht, sipas rezultateve, demokratët mbajnë 48 vende dhe republikanët 47, transmeton Telegrafi.

Demokratët duhet të arrijnë në 50 për të mbajtur kontrollin e Dhomës, ndërsa republikanët kanë nevojë për 51 – kjo sepse kur është 50-50, zëvendëspresidentja Kamala Harris jep votën vendimtare për demokratët.

Akoma nuk dihet fituesi dhe rezultati është i ngushtë në Arizona, Georgia, Nevada dhe Wisconsin. Alaska gjithashtu nuk ka fitues, por ky dy përfaqësues republikanë që konkurrojnë.

Ja si qëndrojnë tani gjërat:

Gara e Arizonës po anon drejt senatorit demokrat në detyrë Mark Kelly, me 93 për qind të votave të numëruara nga qendrat e votimit.

Në Nevada, republikani Adam Laxalt kryeson para demokrates Catherine Cortez Masto, por shumë vota mbeten ende për t’u numëruar.

Në Wisconsin, rezultati është shumë i ngushtë për të vendosur një fitues, por republikani Ron Johnson ka një epërsi të lehtë kundër demokratit Mandela Barnes.

Pra, me rezultatet kaq të ngushta, të gjithë sytë do të kthehen sërish nga Gjeorgjia.

Aktualisht, duket se asnjë kandidat nuk do të kalojë pragun e 50 përqindëshit të nevojshëm për të fituar, që do të thotë se senatori Raphael Warnock dhe kundërshtari i tij republikan, Herschel Walker, ka të ngjarë të shkojnë në balotazh.

Këto zgjedhje do të mbahen në fillim të dhjetorit. Pra, nëse as republikanët dhe as demokratët nuk mund të marrin shumicën, Gjeorgjia do të jetë çështja numër një e të gjithëve për katër javët e ardhshme. /Telegrafi/

09/11/2022 14:27-Trump: Nëse fitojnë nga partia ime, meritori jam unë – nëse humbin nuk do të duhej të më fajësonin mua

09/11/2022 13:32-Zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA, një nga daljet më të mëdha të votuese në më shumë se 50 vjet

2022/11/1-101.jpg

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e këtij viti për Kongresin dhe Senatin amerikan, ishte e dyta më e larta në më shumë se 50 vjet, por më e ulët se në vitin 2018.

Më pak se 50 për qind e votuesve me të drejtë vote, dolën më 8 nëntor për të vendosur se kush do të jetë në Kongres dhe Senat, transmeton Telegrafi.

Të dhënat e përpiluara nga Projekti i Zgjedhjeve në SHBA datojnë që nga viti 1902, por popullsia me të drejtë vota ka ndryshuar ndjeshëm që atëherë.

Më 4 qershor 1919, Kongresi u garantoi grave amerikane të drejtën e votës. Dhe afrikano-amerikaneve në të gjithë SHBA-në u garantohej e drejta e votës që nga viti 1965 e tutje.

Ky ishte rezultati i Aktit të të Drejtave të Votimit të vitit 1965, një nga pjesët më domethënëse të legjislacionit të miratuar ndonjëherë nga Kongresi në vazhdën e lëvizjes për të drejtat civile të viteve 50-të dhe 60-ta. /Telegrafi/

09/11/2022 13:06-Sarah Palin kërkon kthimin në Dhomën e Përfaqësuesve në Alaskë

2022/11/1-99.jpg

Edhe beteja në Alaskë, nuk është vendosur ende. Kandidatja demokrate Mary Peltola po kërkon rizgjedhjen në Dhomën e Përfaqësuesve, kurse kundërshtarja e saj është ish-guvernatorja republikane Sarah Palin.

Palin, ish-kandidate për nënpresidente, humbi me disa pikë nga Peltola në zgjedhjet speciale për Dhomën e Përfaqësuesve në gusht, pas vdekjes së deputetit republikan Don Young, në fillim të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Palin, e cila mbështetet nga Trump, tani po kërkon t’ia kthejë vendin republikanëve në një revansh kundër Peltola, që do ta vendoste atë në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 2023 e tutje nëse fiton.

Gjithashtu ekziston një garë e ngushtë për një vend në Senat midis dy kandidatëve republikanë. Senatorja Lisa Murkowski, e cila votoi për gjykimin e ish-presidentit Donald Trump në procesin e parë dhe të dytë gjyqësor, po kërkon të rizgjidhet.

Ajo po garon kundër kandidates republikane Kelly Tshibaka që mbështetet nga Trump. E guvernatori i Alaskës, Mike Dunleavy, gjithashtu është në garë për t’u rizgjedhur. /Telegrafi/

09/11/2022 12:23-Çfarë mund të bëjnë Republikanët nëse marrin kontrollin e Senatit?

2022/11/1-6.jpeg

Zgjedhjet në SHBA për mesmandat do të përcaktojnë fituesin që do ta kontrollo Kongresin.

Kongresi përbëhet nga dy pjesë, Dhoma e Përfaqësuesve, e cila vendos se për cilat ligje votohen, dhe Senati i cili mund të miratojë ose bllokojë ligjet, si dhe të konfirmojë emërimet e bëra nga presidenti, transmeton Telegrafi.

Nëse Republikanët mund të fitojnë kontrollin e Kongresit, nëpërmjet një fitimi neto prej pesë vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një vendi shtesë në Senat, kjo do t’u japë atyre fuqinë për të bllokuar pjesën më të madhe të agjendës së Joe Biden në dy vitet e ardhshme.

Për sa i përket asaj çfarë mund të bëjnë Republikanët, GOP-i ka interes në shumë hetime ndaj presidentit, duke përfshirë tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Afganistani dhe politikat e administratës së Biden kundër COVID-19.

Gjithashtu mund të shohim se Republikanët po mbyllin komitetin e 6 janarit, i cili po heton sulmin ndaj Kapitolit të SHBA-së.

Në Kongres, një Dhomë e kontrolluar nga Republikanët do të jetë në gjendje të bllokojë projektligjet që adresojnë prioritetet demokratike si të drejtat e abortit dhe ndryshimet klimatike.

Republikanët gjithashtu mund të iniciojnë një përballje mbi kufirin e borxhit të vendit, që mund të tronditë tregjet financiare dhe të nisë hetimet ndaj administratës dhe familjes së Bidenit. /Telegrafi/

09/11/2022 11:51-Ish-kongresisti republikan: Nëse humbin Senatin, Republikanët do të akuzojnë Trumpin – por këtë nuk do ta pranojnë publikisht

2022/11/1-98-scaled.jpg268:"FILE - In this Sept. 24, 2019, file photo, Republican presidential candidate and former Rep. Joe Walsh, R-Ill., listens to a question during a debate in New York. Walsh said Friday, Feb. 7, 2020, he is suspending his campaign. (AP Photo/Julius Constantine Motal, File)2:"AP

Ish kongresisti republikan Joe Walsh parashikon se ish-presidenti Donald Trump mund të fajësohet nëse demokratët mbajnë kontrollin e Senatit, por republikanët nuk kanë gjasa ta pranojnë këtë publikisht.

“Privatisht ata do të bëjnë atë që kanë bërë për gjashtë vitet e fundit sepse janë të gjithë frikacakë, privatisht të gjithë do të fajësojnë Trumpin. Asnjëri prej tyre nuk do ta thotë këtë publikisht, ata do të fajësojnë publikisht këdo përveç Trumpit dhe shpresoj edhe një herë që Trump thjesht të largohet”, tha Walsh për BBC.

Ai ka theksuar se ka qenë një natë e mirë për demokratët.

“Duket se Demokratët do të mbajnë kontrollin mbi Senatin, dhe ndoshta do të humbin disa vende në Dhomën e Përfaqësuesve”, shtoi Walsh.

“Është një fitore e madhe, edhe pse do të humbin kontrollin mbi Dhomën e Përfaqësuesve”, tha për fund ish-kongresisti republikan. /Telegrafi/

09/11/2022 11:38-Republikanët në rrugën e duhur për të fituar në Dhomën e Përfaqësuesve, Demokratët kryesojnë në Senat

2022/11/1-97.jpg

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, partia Republikane është në rrugën e saj për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ndërsa Demokratët aktualisht janë duke udhëhequr garën për Senatin.

Republikanët aktualisht kanë 200 vende dhe demokratët 173 në Dhomën e Përfaqësuesve. Për shumicën në këtë Dhomë, kërkohen 218 mandate, transmeton Telegrafi.

Në betejën për Dhomën e Lartë, Senatin, bilanci aktual i pushtetit është 48-48.

Demokratëve iu dha një shtysë fitorja e John Fetterman ndaj të parapëlqyerit të Trumpit, mjekut Mehmet Oz në Pensilvani, një nga shtetet kyçe për zgjedhjet.

Gara mbetet akoma e hapur në katër shtet, përveç Georgias së lartpërmendur, përkatësisht Arizona, Nevada dhe Ëisconsin. /Telegrafi/

09/11/2022 10:47-Kush është guvernatori i Floridës, që pritet të shpallë kandidaturën për nominimin e tij nga Republikanët në zgjedhjet presidenciale?

2022/11/1-95.jpg391:"TAMPA, FL - NOVEMBER 08: Florida Gov. Ron DeSantis, his wife Casey DeSantis and their children walk on stage to celebrate victory over Democratic gubernatorial candidate Rep. Charlie Crist during an election night watch party at the Tampa Convention Center on November 8, 2022 in Tampa, Florida. DeSantis was the projected winner by a double-digit lead. (Photo by Octavio Jones/Getty Images)12:"Getty Images

Ron DeSantis u rizgjodh si guvernator i Floridës brenda natës – një fitore që mund të shënojë fillimin e një gare për nominin presidencial nga Republikanët.

Dyshohet gjerësisht se Donald Trump do të shpallë ofertën e tij për vitin 2024 së shpejti – dhe ai tashmë e ka paralajmëruar zotin DeSantis kundër kandidimit për postin, transmeton Telegrafi.

Dyshohej se Donald Trump do të shpallë kandidimin e tij për zgjedhjet e vitit 2024, por këtë gjë tashmë e ka paralajmëruar DeSantis duke ia bërë të qartë Trumpit se do ta ketë si kundërkandidat nga radhët e Republikanëve.

Por kush është guvernatori i Floridës – dhe a mund ta pengojë ai rikthimin e Trumpit në zgjedhjet presidenciale?

I lindur në Jacksonville, Florida, në vitin 1978, Republikani studioi historinë në Universitetin e Yale, dhe të vazhdoi përpara dhe të diplomohej me nderime në shkollën juridike të Harvardit.

Ndërsa ishte në Harvard, DeSantis u bë oficer në marinën amerikane, dhe punoi për Korpusin e Avokatit të Përgjithshëm të Gjykatësve të Marinës i njohur si JAG. /Telegrafi/

09/11/2022 10:28-Maryland bëhet për herë të parë në histori me guvernator me ngjyrë

2022/11/1-94.jpg

Demokrati Wes Moore është futur në histori, pasi është bërë guvernatori i parë më ngjyrë i Maryland.

Ai ka zënë vendin e Republikanit Larry Hogan, i cili arriti dy herë të fitojë në zgjedhje në shtetin që tradicionalisht njihej si “vatra” e Demokratëve, transmeton Telegrafi.

“Po ju dëgjoj. Kjo është koha jonë”, tha ai para mbështetësve të tij.

Duke folur për kohën që e kaloi në ushtri, Moore tha se “mos e lini asnjë njeri pas vetes”.

Kujtojmë që Joe Biden i është bashkuar Moore në tubimin parazgjedhor në Maryland, një ditë para se të fillonin të mbaheshin zgjedhjet. /Telegrafi/

09/11/2022 10:03-Si qëndrojnë gjërat në Dhomën e Përfaqësuesve

2022/11/1-93.jpg

Derisa rezultatet po vijnë duke u zbuluar, Republikanët kanë më së shumti ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ata kanë arritur të sigurojnë 198, derisa Demokratët i kanë aktualisht 173, transmeton Telegrafi.

Por Republikanët kanë nevojë akoma për 22 ulëse tjera që të sigurojnë kontrollin në këtë Dhomë – pasi janë të bindur se mund t’ia arrijnë në këtë.

Kongresi amerikan përbëhet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati. /Telegrafi/

09/11/2022 09:50-Nëse Trump kandidon për president, DeSantis do të jetë kundërshtari i tij më i madh

2022/11/1-92.jpg130:"Republican Florida Gov. Ron DeSantis speaks during a campaign rally, Monday, Nov. 7, 2022, in Hialeah, Fla.(AP Photo/Lynne Sladky)2:"AP

Ron DeSantis është zgjedhur sërish guvernator i Floridës dhe atë me një rezultat më bindës sesa që është pritur, që do të mundë të jetë një rrugë e hapur për të për kandidaturën e ardhshme për Shtëpinë e Bardhë.

Nëse Donald Trump zyrtarisht kandidaturën e tij për president të SHBA-ve në zgjedhjet e 2024, dyshja do të mund të jenë dy garues brenda partisë Republikane.

Ish-shefi i kabinetit të Trumpit, Mick Mulvaney, ka një opinion interesant rreth asaj se kush ka pasur një natë më të mirë, transmeton Telegrafi.

“Nëse sonte zgjidhni se kush dëshironi të fitojë mes Donald Trumpit dhe Ron DeSantis, dëshironi të jetë Ron DeSantis. DeSantis sonte po fiton, e Trumpit nuk po i shkon edhe aq mirë”, tha Mulvaney për CBS.

Ai theksoi se një sërë kandidatësh që mbështesin Trumpin, përfshirë Doug Mastrian dhe Mehmet Oz në Pensilvani, kanë rezultate të dobëta. /Telegrafi/

09/11/2022 09:38-Gara për Senat në Gjeorgjia ka të ngjarë të shkojë në balotazh në dhjetor

2022/11/1-91.jpg128:"A couple leaves the polls after voting on the first day of early voting in Atlanta on Monday, Oct. 17, 2022. (AP Photo/Ben Gray)2:"AP

Zyrtarët zgjedhorë në Gjeorgji, po thonë se ka më shumë se gjasa që të ketë një balotazh për vendin e kontestuar në Senat në dhjetor.

Gabriel Sterling tha se ata në shtet, “ndjejnë se është e sigurt të thonë se do të ketë një balotazh për Senatin e SHBA këtu në Gjeorgji”, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu theksoi se gara është planifikuar të mbahet më 6 dhjetor.

Kjo në thelb do të thotë se nuk ka gjasa që të ketë rezultat në Senat deri në dhjetor, me garën në Gjeorgji shumë afër për të “thirrur” më 96 për qind të votave.

Kujtojmë që Republikan duhet të fitojnë vetëm një vend për të kthyer kontrollin në Senat.

09/11/2022 09:14-Demokratët fitojnë ulëse për Senat në Pensilvani

2022/11/1-90.jpg

Demokratët kanë fituar një vend potencialisht vendimtar në Senat në Pesilvani, ku John Fetterman mundi mbështetësin e Donald Trumpit, Dr. Mehmet Oz, raporton Fox Neës dhe NBC.

Burri trupmadh që pësoi një goditje në tru në maj, John Fetterman, konkurroi për një vend në Senat kundër mjekut që konsiderohet si super yll televiziv Mehmet Oz, transmeton Telegrafi.

“Kemi vënë bast për banorët e Pensilvanisë – dhe nuk na keni zhgënjyer. As unë nuk do t’ju zhgënjej ju”, tha demokrati Fetterman menjëherë pasi shpalli fitoren e tij – duke falënderuar votuesit.

Shtëpia e Bardhë, ka njoftuar se presidenti Joe Biden i ka dërguar një mesazh duke uruar Fettermanin për fitoren.

“Jam krenar që vrapuam për ta mbrojtur të drejtën e gratë për të zgjedhur”, tha ai, duke aluduar për të drejtat e abortit që ishin në qendër të fushatës në shtetin lindor, një nga disa që ata e quajnë “swing” sepse ndonjëherë votojnë për demokratët e nganjëherë për republikanët.

Epërsia e John Fetterman u shkri javëve të fundit dhe përfundimisht u bë shumë e ngushtë, për të përcaktuar një favorit elektoral.

Fushata e tij u prish nga një goditje që vuri në pikëpyetje aftësinë e tij për të shërbyer si senator, në veçanti pas një interviste në të cilën ai përdori pajisjet për të dëgjuar pyetjet për shkak të problemeve me dëgjim.

Ai vend në senat u mbajt nga një Republikan për një kohë të gjatë dhe është vendimtar për kontrollin e Dhomës së Lartë të Kongresit, dhe rrjedhimisht për dy vitet e mbetura të mandatit të Joe Biden.

09/11/2022 08:55-Katër shtetet kyçe që përcaktojnë fatin e fituesit dhe partisë që do ta ketë kontrollin e Senatit

2022/11/1-89.jpg

Gara për Senatin duket se do të zbresë në katër garat më të ngushta këtë vit në këto shtete.

Në Georgia gara mes Republikanit, Herschel Walker dhe Demokratit, Raphael Warnock, është shumë afër për të shpallur një fitues por ka të ngjarë të jetë edhe një balotazh.

Nëse Demokratët atje humbin, duhet të mbajnë Nevadan dhe Arizonën, për ta ruajtur kontrollin mbi Senatin.

Në Nevada aktualisht po luftojnë Demokratja, Catherine Cortez Masto dhe Republikani, Adam Laxalt.

Garë e ngushtë po zhvillohet edhe në Arizona mes Demokratit, Mark Kelly dhe Republikanit, Balke Masters.

Nëse Demokratët humbin Nevadan apo Arizonën, duhet ta kthejnë Wisconsinin, ku Demokrati, Mandela Barnes po kandidon kundër Republikanit Ron Johnson.

09/11/2022 08:36-Deklarohet Nancy Pelosi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nany Pelosi, është deklaruar sot para gazetarëve, ku theksoi se “ndërsa shumë gara mbeten të ngushta që të mund të thuhet se kush ka fituar, është e qartë se Demokratët po i kalojnë fuqishëm pritjet  në të gjithë vendin”.

“Falënderim i madh për vullnetarët tanë që i mundësuan çdo votuesi të jap mendimin e tij për demokracinë tonë”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi.

Pelosi mbrëmë sërish është zgjedhur në Kongres për mandatin e 19-të radhazi. Por sulmi ndaj bashkëshortit të saj Paul dhe shtëpisë në Kaliforni dy javë më parë, ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e kësaj demokracie.

Nëse Republikanët marrin nën kontroll Dhomën e Përfaqësuesve në këto zgjedhje, siç parashikohet, Pelosi do të humb postin e presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve. /Telegrafi/

08/11/2022 23:28-Një në 10 votues amerikanë përmend politikën e armëve, si çështjen më të rëndësishme për të vendosur votën e tyre

2022/11/1-84.jpg

Rreth një në 10 votues amerikanë cituan politikën e armëve si çështjen më të rëndësishme në vendosjen e votës së tyre për zgjedhjet e mesmandatit, thuhet nw njw sondazh.

Gjetjet janë mbledhur nga Edison Research, i cili është ofruesi i vetëm i sondazheve të zgjedhjeve në SHBA, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu zbuloi se emigracioni ishte tema më kritike për rreth një në 10 votues, ndërsa inflacioni ishte më me ndikim për rreth tre në 10.

Tre në 10 votues përmendën gjithashtu abortin si çështjen e tyre më të rëndësishme.

Demokratët kanë folur shumë për zbatimin e kontrolleve më të rrepta të armëve, ndërsa shumë Republikanë janë zotuar t’i zgjerojnë ato dhe të mbrojnë të drejtën për të mbajtur armë.

Sa i përket imigracionit, Demokratët priren të kenë një qasje më të relaksuar, duke bërë më shumë fushatë për reformën e sistemit, ndërsa Republikanët kanë marrë një qasje më të ashpër. /Telegrafi/

08/11/2022 22:31-Javëve të fundit, rreth 5 për qind e amerikanëve ishin të pavendosur se për kë do të votojnë

2022/11/1-81.jpg

Strategu i komunikimit dhe sondazheve politike, Frank Luntz, ka thënë për Sky News se shumica e votuesve amerikanë vendosën se ku do të shkonte vota e tyre shumë ditë më parë.

"Anketimet na tregojnë se gjatë shtatë ditëve të fundit, vetëm rreth 5 për qind e amerikanëve ishin të pavendosur", tha Luntz, transmeton Telegrafi.

“Besoj se kur të numërohen të gjitha votat, Republikanët do të përfundojnë me afërsisht 235-240 vende në Dhomën e Përfaqësuesve. Shumica është 218, kështu që kjo është shumë domethënëse”, shtoi ai.

“Në anën e Senatit, Republikanët do të kenë 51 ose 52 vende, shumicë të ngushtë (100 vende në total). Ky është një lajm shumë i keq për presidentin Biden, sepse do të thotë se nëse Republikanët qëndrojnë të bashkuar, ata mund ta pengojnë presidentin të emërojë njerëz në Gjykatën e Lartë, të emërojë njerëz në agjencitë e nivelit të kabinetit. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për një vend që është shumë, shumë i ndarë", tha për fund Luntz. /Telegrafi/

08/11/2022 21:39-John Bolton: Gjendja shpirtërore e Demokratëve sonte është depresive

2022/11/1-79.jpg

Sondazhet publike jo gjithmonë e bëjnë më të mirën, por duket se demokratët po presin një natë të keqe.

Ish-këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, ka thënë se gjendja shpirtërore mes demokratëve sot është “shumë depresive”, transmeton Telegrafi.

Duke folur për Sky News, ai tha se kjo “parashikon situatë të mirë për Republikanët që do të marrin kontrollin e Dhomës dhe me shumë gjasa edhe Senatin”.

Ai e përshkroi mesmandatin si një “referendum” për presidencën e Joe Biden, duke theksuar se opinioni është i pakënaqur më çështjet duke përfshirë gjendjen ekonomike dhe ligjin e rendin.

Deri nesër, Bolton beson se të dyja palët do ta kthejnë vëmendjen te viti 2024, kur edhe do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

“Shumë nga ato që ndodhin në një vit e gjysmë të ardhshëm, do të shtrojnë tryezën për zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

Por për sa i përket nëse Donald Trump do të kandidojë – siç pritet gjerësisht – Bolton tha se ka “pikëpamjen e pakicës” se ish-presidenti nuk do ta bëjë këtë.

Ai tha se beson që Trump nuk do të dëshiron të rrezikojë që të jetë “humbës”. /Telegrafi/

08/11/2022 20:49-Dritat e Shtëpisë së Bardhë zakonisht fiken në ora 22:00, por sonte do të mbesin të ndezura

2022/11/1-5.jpeg

Pavarësisht se sa do të zgjasë procesi i votimit në SHBA, Shtëpia e Bardhë do t’i mbajë dritat e ndezura deri në ora 2 pas mesnate.

Dritat zakonisht fiken rreth orës 22:00 çdo mbrëmje, dhe të ndezura mbesin vetëm ato nga rezidenca presidenciale ku jeton presidenti dhe Zonja e Parë, transmeton Telegrafi.

Pjesëtarët e Shërbimit Sekret i frekuentojnë ato zona, por sot dritat do të mbesin të ndezura në shumicën e pjesëve të Shtëpisë së Bardhë.

Madje në pjesët e dedikuara për gazetarëve, aty akomodohen korrespondentët dhe kameramanët që janë prezent në pothuajse çdo ngjarje dhe koment që e bën presidenti amerikan.

E një gjë e tillë sikur kjo e sotmja ndodhë zakonisht kur ka ngjarje të mëdha siç janë zgjedhjet e mesmandatit. /Telegrafi/

08/11/2022 19:51-Autoritetet e sigurisë në SHBA, thonë se nuk ka pasur aktivitete të dyshimta nga hakerët në ditën kur Amerika po voton

2022/11/1-4.jpeg

Autoritet e sigurisë në SHBA, pretendojnë se nuk ka pasur aktivitete të dukshme të hakerëve sa i përket procesit zgjedhor të sotëm në këtë shtet.

Zyrtarët nuk panë ndonjë aktivitet të rëndësishëm hakerimi në ditën e zgjedhjeve, që mund t'i atribuohej ndonjë grupi hakerimi, tha një zyrtar i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të SHBA.

Një zyrtar i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të SHBA, ka thënë se nuk kanë parë ndonjë aktivistet të rëndësishëm hakimi në ditën e zgjedhje, që mund t’i atribuohej ndonjë grupi të caktuar të hakerëve, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se çështja e sulmeve kibernetike ishte një prej temave më të përfolura në zgjedhjet e kaluara presidenciale në SHBA, ku akuzoheshin se rusët kanë ndërhyrë.

Madje së fundmi themeluesi i Wagner Group, që konsiderohet si ushtria private e presidentit rus Vladimir Putin, ka pranuar publikisht se ishin përfshirë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

E akuzat për sulme dhe ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA, i kishin mbështetur edhe zyrtarët e agjencive të inteligjencës amerikane. /Telegrafi/

08/11/2022 19:04-Kërcënim për bombë në qendrën e votimit në Luiziana

2022/11/1-75.jpg

Një qendër votimi në shtetin amerikan të Luizianës u zhvendos nga një shkollë në tjetrën, pasi autoritetet e sigurisë pranuan telefonatë kërcënuese për një bombë, raporton NBC News.

Informacioni u konfirmua nga John Tobler, zëvendës sekretar për komunikime dhe marrëdhënie në Departamentin e Shtetit të Luizianës, transmeton Telegrafi.

Tobler tha se kërcënimi ishte drejtuar në Kenner Discovery, një shkollë që ndodhet rreth 20 minuta jashtë Neë Orleans.

Qendra e re e votimit është një shkollë fillore në të njëjtin qark.

Një përfaqësues i Departamentit të Policisë Kenner, tha se Kenner Discovery mori një kërcënim për bombë edhe pesë ditë më parë.

Nxënësit e shkollës u evakuuan atë ditë dhe policia lokale dhe zjarrfikësit kontrolluan kampusin. /Telegrafi/

08/11/2022 18:02-Trump parashikon “natë të madhe” për Republikanët

2022/11/1-3.png

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është parë në Palm Beach, Florida së bashku me gruan e tij Melania.

Ai u ndalë për të folur me gazetarët që e rrethuan, ku u shpreh se “është një natë e madhe” për Republikanët dhe se do të jetë “i emocionuar ta sheh këtë”.

I pyetur për mesazhin e tij për votuesit që akoma nuk kanë vendosur për kë do të votojnë, ai tha: “vendosni, duhet të dilni dhe të votoni”.

“Do të jenë zgjedhje shumë të rëndësishme dhe me shpresën se gjërat e mira do të ndodhin”, shtoi Trump.

Ndërkaq kur sërish u pyet se cili është fokusi i Republikanëve, ai tha se çështjet e rëndësishme siç është luftimi i krimit dhe taksat.

Megjithatë ai nuk pranoi të prononcohet nëse do të jetë pjesë e garës së zgjedhjeve presidenciale 2024, pavarësisht se tërë kohën ka këmbëngulur më herët se sërish do të kandidohet. /Telegrafi/

08/11/2022 17:27-Raportime për ngacmime dhe kërcënime në qendrat e votimit

2022/11/1-3-scaled.jpeg

Votuesi e Karolinë së Veriut po raportojnë për ngacmime dhe frikësim të mundshëm në qendrat e votimit, thuhet në një raport të hershëm nga bordi shtetëror i zgjedhjeve.

Në New Hanover, studentët dyshohet se u ngacmuan teksa po shkonin në klasë nga një vendvotim, dhe një vëzhgues dyshohet se me “zemërim” u përball me një zyrtar zgjedhor, thuhet ndër tjera në raportin e bordit, transmeton Telegrafi.

Në kontenë Columbus, zyrtarët e zgjedhjeve dyshohet se u ngacmuan nga një “vëzhgues që ndiqte punëtorët me një shenjë të trafikut STOP”, dhe fotografonte apo filmonte punëtorët.

Akuza të tjera përfshijnë votuesit pranë bordit në Wake, duke u fotografuar teksa prisnin të hidhnin votat, dhe punonjësit e qendrës Harnett gjoja “i filmonin votuesit që shkonin e vinin dhe informonin votuesit se po filmoheshin”.

Pat Gannon, zëdhënës i bordit tha për NBC se incidentet janë të “izoluara” dhe se zbatimi i ligjit po monitorohet me vëmendje.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi gjithashtu për planet se do të janë në terren në 24 shtet në ditën e zgjedhje për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të votuesve. /Telegrafi/

08/11/2022 16:51-Biden: Këto zgjedhje do të ndikojnë në SHBA për dekada

2022/11/1-74.jpg

Joe Biden i është drejtuar mbrëmë votuesve në tubimin e tij të fundit në Maryland dhe përmendi rëndësinë e votimi.

“Kjo do të formësojë zgjedhjet për disa dekada të ardhshme”, tha mbrëmë Biden.

08/11/2022 16:20-Ekspertja amerikane: Gara mes Republikanëve dhe Demokratëve do të jetë “fyt për fyt”

2022/11/1-1.jpeg

Strategia nga radhët e Demokratëve, Christina Carrica Haley, ka thënë se gara e sotme mes Republikanëve dhe Demokratëve po zhvillohet “fyt për fyt” dhe se Shtetet e Bashkuara tashmë “janë duke parë diçka më ndryshe”.

Duke folur për Sky News derisa zgjedhjet po vazhdojnë në SHBA, Haley tha se Demokratët “kanë humbur mesazhin” viteve të fundit, dhe kjo si kundërpërgjigje mund të ketë ndikim në rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit, transmeton Telegrafi.

“Vendvotim janë mbyllur dhe gara do të zhvillohet fyt për fyt”, shtoi ajo.

Haley ndër tjera theksoi se SHBA ishte dëshmitare “e disa lëvizjeve” në disa shtete të caktuara.

“Po shohim diçka më ndryshe. Ka disa lëvizje në disa shtete të caktuara, në veçanti në Georgia dhe disa tjera. Kemi parë votim në orët e para në një nivel astronomik. Mendoj se duke folur në aspektin historik, Senati është rrugë goxha e vështirë për Demokratët që synojnë ta mbajnë shumicën”, tha për fund Haley. /Telegrafi/

08/11/2022 15:37-Si funksionojnë zgjedhjet afatmesme në SHBA?

Zgjedhjet afatmesme zhvillohen në mes të mandatit katërvjeçar të presidentit dhe përcaktojnë balancën e pushtetit në dy dhomat e Kongresit.

Të 435 vendet janë në dispozicion në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ka 35 vende në Senatin e SHBA.

Ekzistojnë gjithashtu 36 vende të guvernatorit për t'u zgjedhur dhe kandidatët e zgjedhur në këto pozita do të formojnë politikën për çështje si abortet, armët dhe më shumë, përcjell Telegrafi.

Kushdo që kontrollon Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin mund të kalojë ose bllokojë agjendën e administratës së presidentit Joe Biden dhe nëse republikanët fitojnë secilën nga Dhomat, ata mund ta kthejnë zotin Biden në një president "të çalë" me bllokim legjislativ.

Dhjetëra gara në të gjithë vendin pritet të jenë të afërta dhe shtetet kryesore si Pensilvania tashmë po paralajmërojnë se mund të duhen ditë për të numëruar çdo votim, që do të thotë se ka një shans të mirë që Amerika të mos e dijë që sot se kush ka fituar. /Telegrafi/

08/11/2022 15:01-Votuesit përgatiten të hedhin votën e tyre në Gjeorgji

aa1

aa2

aa3

08/11/2022 14:57-Sa kohë do të duhet për të pasur rezultatet e zgjedhjeve?

Miliona njerëz kanë filluar të votojnë sot në zgjedhje dhe rezultatet mund të kenë një ndikim të thellë në presidencën e Joe Biden.

Numri më i hershëm i votave do të përcaktohet nga shpejtësia e numërimit të fletëvotimeve me postë nga shtetet.

Vala e parë e rezultateve të votimit pritet në Bregun Lindor midis orës 19:00 dhe 20:00 të mërkurën.

Ndërsa koha e saktë e rezultateve varet nga shteti, FiveThirtyEight i ABC News ka parashikuar se kur do të fillojnë të dalin rezultatet bazuar në ritmin me të cilin secili shtet raportoi rezultatet në zgjedhjet e tij parësore në fillim të këtij viti.

Kongresi i ri do të inaugurohet më 3 janar 2023. /Telegrafi/

08/11/2022 14:50-Gjërat që duhet t’i dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Miliona amerikanë kanë hedhur tashmë votat në zgjedhjet e mesmandatit, personalisht ose përmes postës.

Ndërsa, miliona të tjerë pritet ta bëjnë këtë sot, e martë, në vendvotimet përkatëse të tyre.

Ja çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, që do të vendosin se kush do ta kontrollojë Kongresin amerikan nga janari.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

Jobs
Deals

Më të lexuarat