Site icon Telegrafi

“Më është dashur të bëj tre operacione”, Manuel Neuer zbulon luftën e tij me kancerin

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka zbuluar se ai iu nënshtrua tre raundeve të operacionit teksa po luftonte me kancerin e lëkurës.

Legjenda gjermane, 36 vjeç, aktualisht po përballet me një garë me kohën për t’u përgatitur për Kupën e Botës “Katar 2022” për shkak të një çështjeje të veçantë.

Neuer e konfirmoi me një video në Instagram sot (e mërkurë) dhe tregoi se ai vuante nga kanceri i lëkurës.

“Më është dashur të bëj tre operacione dhe kam pasur kancer të lëkurës”, ka shkruar fillimisht Neuer.

“Meqenëse ne vazhdimisht stërvitemi dhe luajmë jashtë dhe gjithashtu na pëlqen ta kalojmë kohën e lirë në natyrë, është thelbësore që ne të fillojmë me filtra modernë mbrojtës nga dielli dhe me faktor mbrojtës nga dielli 50+”.

“Pra, ne e dimë me siguri se kemi një krem ​​kundër diellit që na mbron vazhdimisht dhe me të cilin vështirë se mund të digjet diçka”, përfundoi ai.

Neuer konsiderohet si një nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, pasi ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014. Për Bayernin, ka ngritur Bundesligën çdo sezon në 10 vitet e fundit, ndërsa gjithashtu ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve.

Me 113 paraqitje për Gjermaninë në emër të tij, Kupa e Botës e këtij viti në Katar mund të jetë kampionati i tij e fundit me kombëtaren.

Sipas Bild, spekulimet për një sëmundje të mundshme nisën në dhjetor 2021, kur 36-vjeçari po ecte me një fashë të dukshme në fytyrë përpara ndeshjes së Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version