LAJMI I FUNDIT:

Escobar takon sonte liderët e opozitës në rezidencën e ambasadorit Hovenier, PDK e AAK konfirmojnë pjesëmarrjen

Escobar takon sonte liderët e opozitës në rezidencën e ambasadorit Hovenier, PDK e AAK konfirmojnë pjesëmarrjen

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të qëndrojnë sot pasdite për vizitë në Prishtinë.

Ardhjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili në një konferencë për media tha se vizita e tij në Prishtinë dhe Beograd është për vazhdim të mbështetjes së dialogut.

Gjatë kësaj vizite Escobar pritet të takohen me krerët e shtetit dhe liderët e partive opozitare në vend.


Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin
Lexo po ashtu Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin

Me liderët e partive opozitare, Escobar do të zhvillojë një darkë pune e cila organizohet nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Pjesëmarrjen në këtë darkë e kanë konfirmuar për Telegrafin nga PDK dhe AAK.

“Po kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të marrë pjesë në darkën e punës me z.Escobar e cila do të mbahet pasdite”, kanë deklaruar nga PDK.

Prezent do të jetë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Po, Haradinaj merr pjesë në një darkë që organizohet në nder të z.Escobar nga ambasadori Hovenier”, kanë konfirmuar për Telegrafin nga AAK.

Ndërkaq nga LDK nuk janë përgjigjur nëse kryetari Lumir Abdixhiku do të marr pjesë në këtë darkë.

Vizita e Escobarit dhe Lajçakut vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 gushtit që pati kryeministri Kurti me presidentin serb Vuçiq, në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori