Erza Muminoviq fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane 'Athina 2019"

Xhudistja e re nga Kosova, Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniore "Athina 2019".
Xhudistët nga Kosova po vazhdojnë të korin suksese në këtë sport dhe të na bëjnë krenar çdo ditë e më shumë.
E fundit që ka quar lart emrin e Kosovës është xhudistja e re, Erza Muminoviq.
Muminoviq ka arritur të fitojë medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniore "Athina 2019".

Ajo ka triumfuar në kategorinë deri në 48 kilogramë pasi ka mposhtur në finale Jacqueline Springer nga Austria.
Në gjysmëfinale, Erza fitoi ndaj ruses Glafira Borisova. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/03/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































