LAJMI I FUNDIT:

Ermal Meta zbulon se po shkruan një roman, publikohet më 19 maj

Ermal Meta zbulon se po shkruan një roman, publikohet më 19 maj

Artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Ermal Meta krahas një karrierë të suksesshme muzikore, tani ai po vjen me një roman.

Kantautori shqiptar I cili jeton dhe vepron në Itali përmes një postimi në Instagram ka zbuluar se po shkruan një libër që titullohet “Domani e për sempre (Nesër dhe përgjithmonë)”.

Romani i Metës pritet të publikohet më 19 maj dhe përveç se në librari, libri do të publikohet edhe në platformat online.


View this post on Instagram

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

“Më bëri të buzëqesh, të qaj, të mendoj, të studioj, të imagjinoj, të shikoj, të shoh, të dëgjoj, të qëndroj zgjuar për netë të tëra. Ai më disiplinoi dhe më rindërtoi disi, duke më shpëtuar. Më 19 maj del romani im i parë “Domani e per sempre”, ka shkruar Ermali në postim.

Tutje në postim këngëtari u shpreh se romani përfaqëson dy vitet dhe ndoshta edhe dyzet të fundit, teksa falënderon të gjitha ata që do ta lexojnë.

Pasi rezultoi pozitiv me coronavirus, Ermal Meta: Isha mjaft i sëmurë, tani po shërohem
Lexo po ashtu Pasi rezultoi pozitiv me coronavirus, Ermal Meta: Isha mjaft i sëmurë, tani po shërohem

“Ai përfaqëson dy vitet e fundit të jetës sime ose ndoshta dyzet e fundit. Mezi pres ta ndaj me ju. Kush e di se çfarë do të mendoni, kush e di nëse do t’ju pëlqejë. Gjithçka kisha brenda dhe çfarë nuk kisha, e mora hua nga e ardhmja. Faleminderit paraprakisht atyre që do ta lexojnë, atyre që do ta bëjnë të tyren, atyre që do ta duan siç e kam dashur unë që në fjalët e para. Unë jam i emocionuar dhe më dridhet barku, ashtu si Kajan kur rritem”, ka shkruar tutje këngëtari. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Kalo në kategori