Vetëm pak kohë pasi triumfoi në Festivalin e Sanremos në bashkëpunim me Fabrizio Moron, Ermal Meta rikthehet të flasë mbi suksesin e tij për një emision radiofonik italian.
Kantautori me origjinë shqiptare flet në mënyrë të zgjeruar mbi suksesin në skenën e Teatrit “Ariston” me këngën “Non mi avete fatto niente” dhe albumin e ri “Non abbiamo armi”, që do të prezantohet për herë të parë “live” më 28 prill në Forumin “Mediolanum” të Assagos në Milano, biletat për të cilin janë shitur të gjitha.
Biseda ka nisur me të qeshura të mëdha e disa batuta mbi thashethemet e fundit ku është përfshirë edhe vet Ermali, pikërisht për një marrëdhënie të supozuar romantike me Fabrizio Moron. Por, diskutimi mbi këtë çështje kalon me një të qeshur të madhe dhe një batutë: “Jemi ndarë. Me Fabrizion ishte një histori e përfunduar qysh në nisje!”.
Sanremo i vitit 2018 do të mbahet mend edhe për debatin që shkaktoi kënga “Non mi avette fatto niente”, që mes natës së parë dhe të tretë të festivalit u bë objekt mediatik për një plagjiaturë të supozuar.
“Përfundimisht është shumë argëtuese të jesh në Sanremo. Kjo sepse kur ndodhin gjëra të pakëndshme, bëhet pak argëtues”, shpjegon Meta, përpara se të futet në detaje.
“Unë, Fabrizio dhe Andrea Febo e kemi shkruar këtë këngë, që pati një pjesëz të ngjashme me një tekst të shkruar më herët nga Febo. Kjo është diçka që ndodh rregullisht, pasi të gjithë autorët e bëjnë miliona herë. Por, sigurisht, në një vend si Sanremo, ku çdo lajm bëhet më i madh sesa duhet realisht, u bë një objekt diskutimi i jashtëzakonshëm”, thotë këngëtari fierak.
Duke folur pikërisht për këngën, Ermali shpjegon se cila ishte “receta” fituese.
“Është fakti që teksti vjen me një këngë të lehtë. Kur bën një tekst me një gjatësi të konsiderueshme, që mund të rezultojë disi i rëndë, nëse e shoqëron me një muzikë zhurmuese, me mbi 80 bite për minutë, atëherë bëhet diçka e rëndë. Ka disa këngë të lehta shumë të bukura, por e mira është që të mos i bashkojmë këto dy gjëra”, thotë këngëtari Meta.
E për këtë duket se i ka marrë “leksionet” që nga edicioni i 2017-s.
“E eksperimentova vitin e kaluar me ‘Vietato morire’. Nëse do të kisha garuar me një baladë, kënga do të ishte e padurueshme. Tekstualisht, kënga ‘Non mi avette fatto niente’ i preku njerëzit. Gjërat e përshkruara janë gjëra që i kemi thuajse të gjithë përpara syve, ndaj donim që të çlironim frikën”.
Fillimisht, megjithatë, duket se këngëtari nuk e ka pasur si synim pjesëmarrjen në Festivalin e Sanremos.
“Nuk kishim objektiv të shkonim në Sanremo, sepse sapo e kishim bërë këngën. Por ajo ra në veshët e Claudio Baglionit dhe na telefonoi. Ndaj vendosëm t’i jepnim një mundësi më shumë kësaj kënge. E si mund t’i thuash jo Baglionit? Pastaj ai të qëllon e të bën për të qarë”, shprehet duke qeshur kantautori.
Pas shumë suksesesh e vlerësimesh në vitet e kaluara, më në fund erdhi edhe një sukses në Sanremo, që vendos muzikën në qendër të gjithçkaje.
“Duket si një vazhdimësi – komenton Meta. – Edhe vitin e kaluar pata këtë ndjenjë me Carlo Contin, por këtë vit lidhja me artistët e tjerë ishte ndryshe, ishte më shumë argëtuese. Ekzistonte një klimë tjetër, thuajse aspak garë dhe konkurrencë”. E duket se kështu ka qenë, duke parë se edhe kolegët e tjerë konkurrentë u hodhën në krah të tij dhe Fabrizio Moros, pas shpërthimit të skandalit të plagjiaturës.
“Non abbiamo armi” është një titull shumë aktual, mbi të gjitha pas ngjarjeve të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe polemikës mbi shitjen e armëve të zjarrit.
“Në nëntor isha për të kënduar në Miami dhe nuk jam ndierë kurrë më i pasigurtë në rrugë. Më dukej se, sa herë që merrja frymë mbante era pasiguri. Kishte më shumë armë sesa persona. Edhe pse nuk e shihje këtë gjë, e perceptoje”, rrëfen Ermal Meta.
Në realitet, koncepti i armës së pranishme në titull është tërësisht metaforik. “I gjithë albumi flet për daljen komplet nudo. Mburoja e vetme që kemi është ajo që mundemi të provojmë, emocionet që na bëjnë të mbrohemi. Ajo që posedojmë realisht është pikërisht ajo që mundemi t’u japim të tjerëve. Është një mënyrë metaforike për t’u zhveshur. Edhe kopertina e albumit këtë tregon”.
Por, a është fitorja e një artisti me origjinë shqiptare, që jeton prej 24 vitesh në Itali, një sinja ndryshimi për Italinë?
“Nuk e di në është sinjal i këtij lloji apo ndonjë lloji tjetër. E sigurtë është se shoqëria moderne është e ndryshme nga ajo që shumëkush mund ta imagjinojë”, thotë Meta, duke shtuar se sipas tij, muzika për fat të mirë nuk kërkon pasaporta dhe nuk njeh kufij, kështu që mund të jetë mjeti i duhur për këtë transformim të shoqërisë. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë
Java Kulturore Kombëtare mbahet nga data 21 deri më 30 nëntor në qytete të ndryshme të Shqipërisë, do të shihni një sërë aktivitetesh kreative
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje