LAJMI I FUNDIT:

Ermal Kuqo bëhet drejtor i Los Angeles Clippers

Ermal Kuqo bëhet drejtor i Los Angeles Clippers

Në karrierën e gjatë si lojtar nuk arriti që të bëhet pjesë e kampionatit elitar të basketbollit.

Por atë që nuk e arriti me topin në dorë, Ermal Kuqo e realizon një vit pas tërheqjes nga basketbolli i luajtur.

Shqiptari shtatlartë i koshit është bërë pjesë e kupolës drejtuese të Los Angeles Clippers.


Ermal Kuqo do të mbajë pozicionin e Drejtorit Ndërkombëtar të Zbuluesve të Talenteve në skuadrën e njohur amerikane, shkruan Top Channel.

I lindur në Korçë, Ermal Kuqo karrierën e tij si baskebollist profesionist, Ermal Kuqo e nisi me Tiranën në vitin 1993. Në vitin 1995 kaloi të Fenerbahçe në Turqi, ku qëndroi për katër sezone. Në 2001 kaloi tek KK Split, ndërsa një vit më vonë tek Pivovarna Lasko.

Kulmin e karrierës do ta arrinte në 2003, kur transferohet tek Efes Pilsen, skuadër që luan deri në vitin 2008, për t’u larguar një vit tek Pamesa Valencia dhe për t’u rikthyer sërish tek Pilsen.

Sa u takon kombëtarëve, në vitin 2004 u bë pjesë e Turqisë, ndërsa në vitin 2010 iu dha drita jeshile për të luajtur me kombëtaren shqiptare.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Premier League
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori