LAJMI I FUNDIT:

Ermal Krasniqi zgjidhet “ylli i javës” në Albi Mall Superligën e Kosovës

Ermal Krasniqi zgjidhet “ylli i javës” në Albi Mall Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë. Çmimi i më të mirit për javën e 12-të i takon futbollistit të FC Ballkani, Ermal Krasniqi. 

Kjo është java e dytë rresht që ky çmim shkon te skuadra kampione. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Blerim Haxholli, Naser Jasiqi e Besart Cecelia.

Ermal Krasniqi u vlerësua për lojën e mirë dhe kontributin e tij në fitoren e radhës të Ballkanit në duel me Trepçën’89. Ai përveç golit, i cili e zhbllokoi rezultatin, gjatë tërë ndeshjes u tregua i rrezikshëm para portës së skuadrës mitrovicase.


Çmimin “Ylli i Javës” për Ermal Krasniqin e ndau Halil Humolli, menaxher i Divizionit të Horecas.

Pas marrjes së çmimit, sulmuesi anësor i portokallezinjve është shprehur i lumtur për vlerësimin, teksa meritat i ka ndarë me bashkëlojtarët.

“Çmimi ‘Ylli i javës’ është i pari për mua në këtë edicion të Albi Superligës dhe jam shumë i lumtur. Ky çmim është meritë e tërë bashkëlojtarëve, pasi nuk po kursehemi për të arritur rezultate të mira në Albi Mall Superligë, përkundër angazhimit maksimal në ndeshjet e UEFA Conference Leauge”.

“FC Ballkani  është në rrugën e duhur për ta mbojtur titullin kampion dhe pavarësisht që nuk do të jetë edhe e lehtë, besoj që ne do të shpallemi sërish kampion të Kosovës”, ka theksuar Krasniqi për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

Sport vendor
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori