Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, është duke shijuar disa ditë me familjen në Itali.

Ai po kalon një kohë të mirë bashkë me partneren e tij, influencuesen e njohur, Ariana Fejzullahu në Como.


Ka qenë bukuroshja që ka shpërndarë disa imazhe në rrjete sociale, ku në njërin prej tyre shfaqet krah bashkëshortit.

Screenshot 2 13 Ermal Fejzullahu (Foto: Instagram)

Të njëjtit shfaqen në humor të mirë në krahët e njëri-tjetrit, gjersa janë shfaqur me plot stil.

Ermali nga ana tjetër këtë vit po ashtu ka qenë shumë i angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Screenshot 3 14 Ermal Fejzullahu (Foto: Instagram)

Veç kësaj, artisti nuk ka lënë anash projektet e reja dhe bashkëpunimet e ndryshme muzikore.

34-vjeçari vlen të ceket se i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/