Një video është duke qarkulluar me të madhe në TikTok dhe ka të bëjë me Eglën e cila në prime-in e djeshëm u zgjodh lidere e shtëpisë.

Videoja jepte indikacione se banorët e dinin paraprakisht se ajo do të zgjidhej lidere, në bazë të asaj që tha Erjola pas përfundimit të prime-it në bisedë e sipër me banorët.


“Jeni pyet besoj në dhomë, nuk ja u bënë një pyetje?”, u thoshte Erjola banorëve të tjerë, derisa Juli reagoi duke pyetur për çka?

@tiktok..50m

Visit TikTok to discover videos!

Ajo më pas si nën zë duket se pëshpëriti fjalët: “Për... me fitu Egla”. Pas kësaj, produksioni reagoi menjëherë kundrejt Erjolës: “Erjola kujdes mikrofonin”.

r Foto: Big Brother VIP Albania / TikTok

Kjo jepte indikacionin se banorët paraprakisht mund të kenë ditur se Egla do të bëhej lidere. /Telegrafi/