LAJMI I FUNDIT:

Eriola Bibolli zgjidhet kryetare e Bordit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare  

Eriola Bibolli zgjidhet kryetare e Bordit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare  

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare  (KDWV/OEGJK) ka zgjedhur bordin dhe kryetaren e re në Kuvendin e 12-të të anëtarëve, ku morën pjesë afro 100 delegatë.

Në njoftimin për media thuhet zgjedhjet shënojnë një epokë të re për odën, e cila ka qenë e rëndësishme në promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

Bordi i OEGJK-së me përbërje të re është: Eriola Bibolli (Kryetare), Moritz Reme (Zëvendëskryetar), Yll Dushi (Përgjegjës Thesari), Pranvera Ejupi (anëtare), Bedri Xhafa (anëtar), Hana Qerimi (anëtare) dhe Drinor Selmanaj (anëtar).


Kryetarja e Bordit të ri, Eriola Bibolli, anëtare e Bordit Menaxhues në ProCredit General Partner AG vjen me një përvojë të gjatë pune në fushën e bankave dhe financave, thuhet në njoftim.

“Jam e nderuar që zgjidhem si kryetare e Bordit dhe mezi pres të punoj me OEGJK-në për të avancuar qëllimet tona të përbashkëta”, tha Biboli.

Teksa kryetari i deritanishëm Besnik Beqiri uroi bordin e ri në udhëheqjen e mëtejme, duke potencuar edhe të arriturat e odës.

“Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ndër vite është bërë një nga shoqatat më të fuqishme në Kosovë dhe ne jemi krenarë për të arriturat që kemi bërë”, tha Beqiri.

Zëvendës-ambasadori gjerman në Kosovë, Matthias Conrad si anëtar nderi i Bordit të OEGJK-së tha se roli pozitiv i odës është lehtë i vrejtshëm për shkak të punës që është bërë.

“OEGJK është më mirë se kurrë më parë dhe ka shumë më shumë anëtarë, por edhe ka më shumë cilësi se kurrë më parë. Ky është sukses shumë i madh, teksa për OEGJK-në flitet mirë në Prishtinë dhe në Berlin”, tha zëvendësambasadori Conrad.

Nora Hasani, drejtoreshë ekzekutive, gjatë shpalosjes së raportit të punës për këto vite, shtoi se “Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka qenë kyçe në krijimin e mundësive të reja për bizneset si në Gjermani ashtu edhe në Kosovë, duke luajtur rol kyç në ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes bizneseve”.

Anëtarët e deritashëm të bordit u nderuan edhe me mirënjohje për punën e tyre dy-vjeçare. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare  (KDWV/OEGJK) ka rreth 200 anëtarë dhe është një organizatë që promovon bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin ndërmjet bizneseve gjermane dhe kosovare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
Kalo në kategori