Eriksen me shok bojkoton Kombëtaren e Danimarkës: Nuk i durojmë akuzat, ne po i sjellim fitime federatës

Një skandal ka ndodhur në Kombëtaren e Danimarkës.
Futbollistët që ishin pjesëmarrës në Kampionatin Botëror, Rusia 2018 kanë refuzuar të grumbullohen për dy ndeshjet e muajit shtator.
Danimarka do të luaj Sllovakisë dhe Uellsit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Vetëm disa ditë më parë Federata e Futbollit të Danimarkës ka shkarkuar trajnerin Age Hareide.

FFD, kishte akuzuar futbollistët se mendojnë vetëm për para dhe për këtë ka reaguar ylli i Danimarkës, Christian Eriksen.
“Kemi marrë vesh që Federata po përpiqet të na nxjerrë ne lojtarëve si të pangopur dhe që nuk mendojmë për asgjë tjetër, përveçse xhepit tonë”.
“Jemi ne lojtarët që çdo vit e nxjerrim me fitime Federatën. Është diçka e papranueshme të dëgjojmë këto akuza kundrejt nesh”, ka deklaruar Eriksen për mediat daneze.

Kësisoj të gjithë lojtarët që ishin pjesë e Danimarkës në Rusia 2018 kanë bojkotuar ekipin për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Trajneri i përkohshëm i danezëve, Tomason do të duhet t’i grumbullojë lojtarët e kampionatit për dy ndeshjet e radhës. /Telegrafi/


















































