Nuk ka dyshim se rikthimi i Christian Eriksen në fushën e Parken Stadium në Kopenhagë ka qenë shumë emocional duke marrë në konsideratë atë që ndodhi në vitin e kaluar.
Pikërisht në këtë stadium, mesfushori danez kishte përjetuar arrest kardiak në sfidën ndaj Finlandës në kuadër të Kampionatit Evropian, saktësisht para 290 ditëve.
Dhe padyshim se mikpritja e tifozëve ishte e mrekullueshme për rikthimin e ikonës së futbollit danez.
Christian Eriksen scoring at the Parken stadium, 290 days after he suffered a cardiac arrest on the very same pitch.
Football. You can't write it.
(via @espnplus) pic.twitter.com/g3PlrHO2Cf
— ESPN FC (@ESPNFC) March 29, 2022
Ndërsa brohoritja më e madhe erdhi në minutën e 58-të, kur Eriksen krijoi hapësirë dhe realizoi një gol shumë të bukur. Ai vrapo drejt publikut dhe u gjunjëzua në festën e tij.
Tifozët përgatitën ovacione në momentin kur mesfushori u zëvendësua në minutën e 80-të dhe natyrisht u zgjodh lojtar i ndeshjes në fitoren prej 3-0 të Danimarkës kundër Serbisë. /Telegrafi/