Fituesi i edicionit të fundit të X Factor, Ergi Dini, ka publikuar projektin e tij të ri, të titulluar “Morphine”.

Këngëtari i talentuar vjen me klipin e ri pak kohë pasi e kishte paralajmëruar atë me një trailer.

Kënga është e zhanrit Pop/RnB dhe e sjell talentin në mënyrën më të mirë të mundshme.


Videoklipi është relizuar nga Max Production dhe në skenë e sjell shumë fuqishëm këngëtarin.

Këngëtari vjen kështu me projektin e tij të parë serioz pas triumfit në X Factor, ku për udhëheqëse e kishte Tunën, antaren e jurisë që i fitoi dy edicionet e këtij spektakli. /Telegrafi/