Që nga mëngjesi i ditës së sotme i gjithë vendi ynë është përballur me reshje shiu, dhe erëra të forta, mot ky i cili në disa qytete ka shkaktuar edhe dëme.

Si pasojë e këtyre erërave të forta në qytetin e Gjakovës janë dëmtuar edhe disa shenja të komunikacionit, të cilat janë hequr  nga vendi i tyre dhe janë në prag të rrëzimit në tokë.


Shenja e demtuar e Komunikacionit 3

Me një problem të ngjashëm janë përballur edhe banorët e paralagjes Brekoc.

Demtimi i shenjave ne Brekoc

Ndërsa përveç dëmtimit të shenjave të komunikacionit dëme kanë pësuar edhe kulmet e disa shtëpive në rrugën "Musa Zajmi", ku si pasojë e erës së fuqishme disa tjegulla kanë rënë në tokë, përkatësisht në pjesën e rrugës që është e dedikuar për qarkullimin e makinave, duke shkaktuar kështu edhe probleme për makinat që e shfrytëzojnë këtë rrugë për lëvizje.

Rruga Musa Zajmi 3

Përveç dëmtimeve në infrastrukturë, disa fshatra të komunës së Gjakovës, si pasojë e motit të lig kanë mbetur pa energji elektrike me orë të tëra.

Një dëm i një shtylle elektrike është raportuar në fshatin Gërqinë të komunës së Gjakovës, ku si pasojë e dëmtimit të kësaj shtylle, disa banorë të kësaj zone janë përballur me mungesë të energjisë elektrike.

Fshati Gerqine 3

Ndërsa sipas disa parashikimeve që janë bërë rreth motit, pritet që moti në vendin tonë të kthjellohet gjatë ditës së dielë. /Telegrafi/