Një grua në Karolinën e Jugut ka vdekur pasi që u lëndua për vdekje, kur çadra e plazhit në Mirtle Beach iu ngul në gjoks.
Siç raporton The Guardian, çadra iu ngul në gjoks. Ishin erërat e forta që e ngritën në ajër çadrën që e goditi Tami Pero, e cila ishte në plazh në Garden City në Karolinën e Jugut, transmeton Telegrafi.
Pero, 63-vjeçe, ka ndërruar jetë orë një vonë në dhomën e spitalit. Çadrat e plazheve kanë fundin e punuar me një mjet të mprehtë, që janë dedikuar që të ngulen thellë në tokë.
Në anën tjetër agjencia federale vlerëson se rreth 3.000 persona lëndohen në vit nga këto çadra.
E senatorët amerikanë Tim Kane dhe Mark Worner nga Virginia kanë kërkuar nga agjencia për siguri që të hulumtojë çështjet e sigurisë rreth përdorimit të këtyre çadrave në plazhe, dhe të fillohet një fushatë, pasi një çadër shiu vrau një grua në Virginia në vitin 2016. /Telegrafi/