LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Do ta gjunjëzojmë terrorizmin

Erdogan: Do ta gjunjëzojmë terrorizmin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke shprehur ngushëllimet për familjarët e të vrarëve dhe shërim të shpejtë për të plagosurit nga sulmi terrorist në Ankara, ka pohuar se shteti nuk do të heq dorë asnjëherë nga e drejta e vetëmbrojtjes kundër çdo lloji të terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Të gjithë forcat tona të sigurisë me ushtarë, policë dhe ruajtësit e fshatrave janë duke sakrifikuar jetën, janë duke ndërmarrë një luftë të vendosur kundër organizatave terroriste. Qytetarët tanë të mos shqetësohen sepse të gjitha institucionet e shtetit tonë në bashkëpunim me popullin do ta kryejnë me sukses këtë luftë kundër terrorizmit dhe ai do të gjunjëzohet”, u shpreh Erdoğan.


Ai tha se Turqia si rezultat i destabilitetit të përjetuar në rajon në vitet e fundit, ka qenë në objektivin e sulmeve terroriste.

“Organizatat terroriste dhe ato që i përdorin këto si mashë, si shkak i humbjeve të pësuara në luftën me forcat tona të sigurisë, i drejtohen rrugëve duke vendosur në objektiv qytetarët tanë të pafajshëm. Këto sulme të cilat synojnë të prishin unitetin dhe bashkimin e vendit tonë, nuk pakësojnë kurrë vendosmërinë tonë në luftën kundër terrorizmit, por e shtojnë akoma edhe më shumë vendosmërinë tonë”, ka shtuar ndër të tjera Erdoğan.

Presidenti i Turqisë ka theksuar se populli kundër këtyre sulmeve të pabesa lidhet akoma edhe më shumë me njëri-tjetrin.

“Populli ynë forcohet në mënyrë dinjitoze kundër terrorizmit, terroristëve dhe atyre që janë të përqendruar pas tyre. Sigurisht që Turqia me identitetin e lidhur me popullin do ti kalojë këto ditë dhe do ti lërë pas ato”, tha ai.

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Helikopteri iranian nuk e kishte sistemin e tij të sinjalizimit fare ose e kishte fikur, thotë ministri turk

Helikopteri iranian nuk e kishte sistemin e tij të sinjalizimit fare ose e kishte fikur, thotë ministri turk

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Kalo në kategori