Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur me një ceremoni shtetërore homologun e tij shqiptar, Bujar Nishani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, ku Erdogan ka cituar fjalët e Ataturkut “Ne popullin shqiptar e duam, e quajmë si vëlla, nuk e shohim atë larg vetes tonë.”
Erdogan ka thënë se është e drejta të kërkohet që Shqipëria të pastrojë territorin e saj nga elementët të cilët janë kërcënim për Turqinë.
“Është e drejta jonë të kërkojmë që Shqipëria të pastrojë territorin e saj nga elementët të cilët janë kërcënim për Turqinë. Jemi në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe për sigurinë. Vendi jonë është duke dhënë përvojën dhe kontributin e tij ndaj policisë së Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Në këtë fushë zhvillojmë trajnime të ndryshme. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, tha Erdogan.
Ai ka njoftuar se gjatë takimit me Nishanin kanë folur, siç tha ai edhe për organizatën terroriste Feto si dhe luftën kundër saj.
“Unë e falënderoj personalisht dhe në emër të popullit tim për ndihmën e dhënë ndaj nesh në lidhje me këtë çështje”, ka theksuar ndër të tjera Erdogan dhe ka shtuar se në takimin kokë më kokë, kanë pasur mundësi të bisedojnë për shumë çështje si politike, të sigurisë, ekonomike, tregtare dhe kulturore.
Erdogan në vijim të fjalës së tij vuri në dukje se janë të kënaqur nga puna që po bën Shqipëria në fushën e sigurisë.
“Ndihma dhe bashkëpunimi jonë për modernizimin, pamjen ndërkombëtare dhe trajnimin e ushtrisë së Shqipërisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndjekim nga afër punën e Shqipërisë në drejtim të integrimit drejt BE-së dhe shpresojmë që në përfundim të këtyre hapave të hedhur në reformën për drejtësi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Shqipëria është një vend, i cili luan një rol kyç në stabilitetin e Ballkanit. Ne mendojmë që Shqipëria do të ndikojë për mirë në BE. Mbështesim gjithashtu nismat e Shqipërisë në politikën e jashtme, ku mund të veçojmë këtu punën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha ai.
Duke folur për këmbimet tregtare, Erdogan tha se brenda një kohë të shkurtër dëshirojnë që shkëmbimet tregtare mes dy vendeve të shkojnë të paktën 1 miliardë dollarë.
Ndërsa për sa i përket pranisë së shqiptarëve në Turqi, Presidenti Erdogan ka thënë se qytetarët e Turqisë me origjinë shqiptare janë një vlerë dhe pasuri kulturore për Turqinë. Ai shprehu kënaqësinë për aktivitetet e Qendrës Kulturore “Sami Frashëri” në Ankara dhe Institutit “Yunus Emre” në Tiranë dhe Shkodër.
Erdogan në vijim të fjalës së tij ka prekur edhe çështjen e Kosovës, duke vënë në dukje se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtare dhe ato rajonale dhe shtoi se javën e ardhshme ai do të ketë kënaqësinë të presë Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Presidenti Erdogan shtoi se gjatë takimit me Thaçin do të ketë mundësi të bisedojë nga afër në lidhje me këto çështje.
Ndërkohë duke shprehur miqësinë dhe dashamirësinë për shqiptarët me një thënie të Mustafa Kemal Ataturkut, Erdogan tha “Ne popullin shqiptar e duam, e quajmë si vëlla, nuk e shohim atë larg vetes tonë.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama