Në një përpjekje të re për të mbështetur monedhën vendase, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vendosur që shitjet e pronave apo marrëveshjet e qiradhënies së tyre të bëhen vetëm në lirën turke, duke i dhënë fund kështu lejimit të marrëveshjeve të tilla në valuta të huaja.
Vendimi, i botuar në “Fletoren Zyrtare” të Turqisë gjatë së enjtes, thotë se kontratat e shitjes dhe marrëveshjet e qiradhënies në valuta duhet të konvertohen në lirën turke brenda 30 ditëve. Në të përfshihen edhe kontratat për biznese apo shërbime.
Shitjet apo qiradhëniet e pasurive të patundshme në valutë janë të zakonshme në Turqi, veçanërisht në sektorin e shitjeve me pakicë. Lira, ndërkohë, ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan gjatë këtij viti, në vazhdën e shqetësimeve për ndërhyrjen e Erdoganit në politikat monetare dhe një ngërçi diplomatik mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Erdogan, i cili është deklaruar armik i normave të larta të interesit, e ka quajtur krizën e lirës turke si një “luftë ekonomike” ndaj Turqisë, ndaj i ka nxitur vazhdimisht turqit që të shesin të gjitha kursimet e tyre në dollarë për t’i kthyer në lira.
Banka Qendrore e Turqisë zhvilloi një takim të enjten dhe pritet që të rrisë normat e interesit në mbështetje të lirës, ndërkohë që nuk e bëri diçka të tillë përkundër pritshmërive në takimin e fundit të muajit korrik. Që prej atëherë, lira ka humbur rreth 25 për qind të vlerës së saj, ndërsa treguesit e javës së kaluar flasin se inflacioni vjetor u rrit në 17.9 për qind gjatë gushtit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova