LAJMI I FUNDIT:

Erdhi për pushime në Pejë, parkohet para hyrjes së ndërtesës: Ja çfarë i lanë fqinjët e mllefosur në xhamin e veturës! (Foto)

Erdhi për pushime në Pejë, parkohet para hyrjes së ndërtesës: Ja çfarë i lanë fqinjët e mllefosur në xhamin e veturës! (Foto)

Bashkatdhetari që është me pushime në Pejë, për disa ditë me radhë po e parkon veturën para hyrjes së një ndërtese në Lagjen “Puhovci”.

Meqë kjo po u pengon banorëve të qarkullojnë të lirë, ata kanë vendosur t’ia lënë porosi në xhamin e veturës Ford.

“Mirë se ke ardhur”, shkruhet fillimisht, duke i dëshiruar pushim të këndshëm. Por, po ashtu i kërkohet që të sillet mirë në Pejë e të mos e parkojë kerrin në shkallë, transmeton Telegrafi.


Në mesazhin tjetër, i shkruar po ashtu nga një banor i mllefosur, gjuha është “pak” më e ashpër.

“A e parkon edhe në Suedi para hyrjes”, shkruan në mesazh, ku i kujtohet se për këtë parkim mund t’ja gërvishtin veturën. /Telegrafi/

puhovci