Këngëtarja e popullarizuar, Era Istrefi, vazhdon të jetë njëra nga femrat më të dashura për publikun.

E njëjta tash e disa ditë është duke i shijuar pushimet në Mykonos, ndërsa nuk ngurron të shfaqet joshëse në imazhet që publikon.


Biondja së fundmi ka publikuar një fotografi, gjersa shfaq linjat trupore para pasqyrës.

eraistrefi 67116083 119645372666430 9217140775568800206 n Era Istrefi/Foto: Instagram

Era, e cila tashmë njihet për sukseset e saj në botë, po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore.

Këtë vit 25-vjeçarja solli disa projekte të shumë pëlqyera, fillimisht me motrën e saj, Norën me "Nuk e di", e më pas me reperin e njohur rus Algie, "Was dy Liebe nennst".

Ndryshe, këngëtarja Istrefi pas disa ditëve qëndrimi në Kosovë, udhëtoi për në Londër për të vazhduar punën e saj. /Telegrafi/