Këngëtarja Era Istrefi është në pritje të lansimit të këngës së saj më të re për tregun ndërkombëtar.

"Selfish" mban titullin kënga më e re e këngëtares shqiptare, të cilën do ta sjellë në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike.


errrr 1

Kënga është punuar nga producentë të huaj, teksa xhirimet e klipit janë kryer në Los Angeles.

Era ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram edhe trailerin e klipit, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Nga pamjet, duket se këngëtarja shqiptare do të ketë një performancë të veçantë në klipin e ri "Selfish".

Përveç kësaj kënge, Istrefi do të publikojë edhe një bashkëpunim në shqip me motrën e saj, Norën.

Xhirimet e këtij klipi janë kryer në Prishtinë, ndërsa pritet të publikohet shumë shpejt. /Telegrafi/