Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së.  

Përmes ndezjes së flakadanëve u kujtua sakrifica e familjes Jashari për çlirimin e vendit.


Në këtë manifestim po marrin pjesë akterë politikë, anëtarë të familjes Jashari e qytetarë të shumtë.

Emocione krenarie po përcillen nga ky manifestim, në 25 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, transmeton RTK.

332853484 1668805403577808 7269910291699743737 n

333293005 6020263278062001 7866127298707522567 n

 

334154648 552415110203187 6903349520535077754 n

Në orën 18:00 janë ndezur flakadanët edhe në Prishtinë, për nder të 25-vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK-së, të martën e 7 marsit.

1111