Me qëllim të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve dhe ofrimit të qasjes në shërbime publike, Open Data Kosovo së bashku me Kuvendin e Kosovë pritet ta lëshojnë në përdorim platformën “ePjesëmarrja”.

Me anë të kësaj platforme, qytetarët mund të dërgojnë pyetje të caktuara te anëtarët e Kuvendit të Kosovës, ku këta të fundit i përgjigjen çështjes së përkatëse.


Gjatë vizitës në faqen kryesore, pjesëmarrësit mund të adresojnë një çështje duke përdorur formularin – së pari duke shkruar titullin dhe përshkruar çështjen me më shumë detaje. Qytetarët mund të shohin çështjet e parashtruara më parë. Nëse një përdorues i një pale të tretë dëshiron të shohë çështjet e paraqitura në platformë për të kontrolluar se si janë adresuar, ata mund të përdorin pjesën e fjalëve kyçe, duke zgjedhur një prej tyre dhe duke paraqitur, në mënyrë që të shfaqet çështja që përmban atë fjalë.

Në këtë platformë, qytetarët gjithashtu mund ta përcjellin agjendën e Kuvendit të Kosovës. Ata mund të aplikojnë për të qenë pjesë e çdo ngjarjeje të shfaqur në kalendar. Në mënyrë që të marrin pjesë në ngjarje, qytetarët duhet së pari të aplikojnë duke plotësuar informacionin e kërkuar. Sapo të paraqitet kërkesa e tyre, personeli nga Kuvendi i Kosovës do të merret me kërkesat dhe do t'i njoftojë ata me një përgjigje.

e pjesemarrja 1 tlg Platforma "ePjesëmarrja"

Hapësira "Merr Pjesë" drejton qytetarët në faqen ku ata mund të kërkojnë të marrin pjesë në një mbledhje plenare ose thjesht të bëjnë një vizitë në Kuvendin e Kosovës. Për ta bërë këtë, qytetarët duhet së pari të plotësojnë formularin në faqe dhe një pikë kontakti do të trajtojë kërkesat e tyre dhe do t'i njoftojë ato me e-mail.

Për sa i përket transparencës, Kuvendi i Kosovës ka pasur përmirësim të dukshëm të transparencës, hapjes për qasje të lirë në informacion dhe respektim të procedurave.

Gjetjet e “Analizës mbi Qeverisjen e Hapur të Kuvendit të Kosovës”, të prezantuar nga Open Data Kosovo, duke shtuar se, ky institucion mban një marrëdhënie të mirë me shoqërinë civile.

Mbi parimin e transparencës, ky institucion ka shënuar një total prej 88 për qind.

“Kuvendi i Kosovës ka shënuar një total prej 88 për qind mbi parimin e transparencës, gjë që tregon rritje krahasuar me rezultatet e vitit të kaluar. Në nëndomenin e informacionit organizativ, Kuvendi i Kosovës shënoi gjithsej 84 për qind”, shpjegon hulumtimi.

Open Data Kosovo ka pasur takime të vazhdueshme me Kuvendin e Kosovë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për ta avancuar këtë platformë.

Portalet e transparencës në vendet e rajonit

Platforma e-Albania shërben si një lidhje nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. e-Albania është e lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike.

Ky portal ofron informacion mbi shërbimet që ofrojnë institucionet e administratës publike.

e albania Platforma "e-Albania"

Portali “Vlada” e Maqedonisë së Veriut ofron shërbime të ndryshme qeveritare. Sipas kësaj, platforma përmban informacione të llogaridhënies, të financave, anti-korrupsionit dhe rregullore të ndryshme.

Sipas kësaj faqe, bëhet publikimi i rregullt dhe aktiv i informacioneve nga puna e përditshme.

Në këtë platformë, qytetarët mund të kërkojnë llogaridhënie ndaj punës së institucioneve.

Indeksi i Zhvillimit të Qeverisjes me Pjesëmarrje Aktive

Për sa i përket Qeverisjes së Hapur, Indeksi i e-Pjesëmarrjes i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) – që tregon marrjen e informacionit online, konsultimin elektronit dhe marrjen e vendimeve në mënyrë elektronike – vendi më i vlerësuar për vitin 2020 është Estonia, kurse Eritrea është në fund të listës.

Në këtë listë mungon Kosova, pasi nuk është anëtare e OKB-së.

Nga vendet e rajonit, në pozitë më të mirë është Shqipëria që gjendet në vend të 36-të nga 193 shtete të vlerësuara, ndërsa Mali i Zi gjendet një ndër pozitat e fundit, përkatësisht në vend të 100-të. Për sa i përket Maqedonisë së Veriut, ky vend është në pozitën e 38-të, kurse Serbia gjendet në vend të 41-të.

e Participation Index Indeksi i Pjesëmarrjes Aktive për Shqipërinë

Shqipëria në pozitë më të keqe ka qenë në vitin 2008, e cila ishte e 152-ta, krahasuar me vlerësimin e vitit 2018, ky vend ka bërë përmirësim të vlerësimit në këtë indeks për 23 vende.

Nga vendet e rajonit, po ashtu, pozitë më të keqe kishte pasur Maqedonia e Veriut, ku në vitin 2008 ishte e 152-ta.

Serbia dhe Mali i Zi në vlerësimin e këtij indeksi për vitin 2016, kishin pozitën më të mirë, që ishin të renditura në pozitën e 16-të. /Telegrafi/